Nishani dekoron Nexhmije Pagarushën
Inva Mulën dhe Liri Berishën

Nishani dekoron Nexhmije Pagarushën<br />Inva Mulën dhe Liri Berishën
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani nderoi me Urdhrin “Nderi i Kombit” këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmie Pagarusha, dhe soprano me famë Inva Mula.

“Për ne është një fat që, në të gjitha kohërat, por veçanërisht në momentet e vështira të shqiptarëve, të atij izolimi të madh, që ne na imponuan të kishim nga njëri-tjetri në radhë të parë, mesazhi përmes artit, përmes kulturës, përmes shpirtit të zonjës së madhe Nexhmije Pagarusha ishte ndër të paktat ura lidhëse, ishte ndër mesazhet më të forta, që na mbajti gjallë dashurinë për njëri-tjetrin, na mbante gjallë shpesën për të qenë një ditë me njëri-tjetrin dhe sot, në këtë 100 vjetor, më shumë se kurrë ne duhet të vlerësojmë këto kontribute,” u shpreh më tej Presidenti Nishani.

nexhmije pagarusha
(Foto: Presidenti Nishani me këngëtaren Nexhmije Pagarusha)
Pagarusha u nderua me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Ndërsa për sopranon shqiptare të njohur në skenat botërore tha: “Inva Mula qëndron me më të mëdhenjtë e kombit tonë, kontributi i tyre, vlerësimi i tyre, angazhimi i tyre bëhet i pazëvendësueshëm”
inva mula
Ndërsa Inva Mula u nderua me me motivacionin: “Figurë e shquar e artit dhe kulturës shqiptare, e cila me zërin, artin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm pushtoi skenat më prestigjioze botërore, duke u bërë, njëherazi, një dritë në terrin informativ të botës për Shqipërinë e duke u shndërruar në imazh të vlerave të saj, si një vend me kulturë të lashtë, me histori, dhe me tradita të pasura”.


NDEROHET DHE ALBANOLOGU BALT
Me “Medaljen e Mirënjohjes”, kreu i Shtetit nderoi dhe Peter Batl, me motivacionin: “Mikut të Shqiptarëve, personalitetit të shquar të shkencave albanologjike, një nga studiuesit dhe njohësit më kompetent në Evropë lidhur me historinë e shqiptarëve, në të gjithë trojet ku jetojnë në Ballkan, si dhe të diasporës historike shqiptare në Greqi e Itali, vazhduesit të traditës së shkëlqyer të Shkollës Albanologjike të Mynihut, mbi studimet shqiptare”.
nishani peter balt

NDEROHET FONDACIONI I LIRI BERISHES
Presidenti nderoi sot dhe fondacion “Fëmijët Shqiptarë ‘Domenick Scaglione’ president e të cilës është zonja Liri Berisha bashkëshortja e kryeministrit.
Nishani vlerësoi kontributin që ky fondacionit ka dhënë në fushën e shërbimit ndaj fëmijëve”.
“S’ka kontribut më të madh shoqëror, s’ka vlerë më të madhe humane se sa të vihesh në shërbim të fëmijëve dhe veçanërisht ndaj atyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë jo vetëm për mbrojtje, jo vetëm për shërbime, por mbi të gjitha për inkurajim. Ndaj, respektin më të madh sot shqiptarët ia drejtojnë këtij Fondacioni, të gjithë aktivistëve të këtij Fondacioni, për vlerë më të madhe që ata i kanë ofruar shoqërisë shqiptare për inkurajimin që u keni dhënë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre.”- tha Nishani.
liri berisha nishani
Fondacioni u nderua me urdhrin “Nënë Tereza” me motivacionin: “Për ndihmën e vyer ndaj fëmijëve në nevojë, duke u dhënë përparësi të porsalindurve dhe fëmijëve të braktisur, fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe institucioneve që ofrojnë ushqim, strehim dhe edukim për këta fëmijë. Për inkurajimin dhe mbështetjen e pakursyer në kërkimet dhe zhvillimin e trajtimeve dhe kurave për fëmijët me talasemi, për mbështetjen dhe kurimin e fëmijëve që vuajnë nga çrregullime kongjenitale ose patologji të tjera që rrezikojnë jetën e tyre, si dhe fëmijëve autikë dhe atyre me çrregullime psiko-neurologjike.”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës