Nishani: Dekriminalizimi duhet
 kemi politikanë të inkriminua

Nishani: Dekriminalizimi duhet<br /> kemi politikanë të inkriminua
Presidenti i Republikës Bujar Nishani  ka hedhur poshtë qëndrimin e kreut të komisionit të sigurisë, Braho duke deklaruar se nuk ka elemente destabiliteti në vend. Kreu i shtetit e ka cilësuar tepër të rëndësishme reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin, ku sipas tij përvec prokurorëve dhe gjyqëtarëve të korruptuar, ka edhe politikanë të inkriminuar.

"Unë po kërkoj që politika të gjejë një zgjidhje konsensuale dhe jo të njëanshme ndryshon ajo që ju thatë në 2008 ka pasur një vendim tërësisht konsensual.S’mund të udhëheq jetën politike dhe institucionale respektoj cdo consensus në respect me parimet e së drejtës kushtetuese. Unë këtë po kërkoj s’po kërkoj zgjidhje të njëanshme dhe në procesin e diskutimit të reformës në drehjtësi se ka një specifikë më të madhe, nuk ka të bëjjë më partitë poltike ka të bëjë me qytetarët ka një ndryshim në thelb"-tha Presidenti Nishani fgjatë një interviste në Report Tv

Intervista
Do doja ta nisnim bisedën nga një letër që ju keni dërguar javën e kaluar në kuvend drejtuesve të grupeve parlamentare kreu të parlamentit ku akuzoni se procesi i reformës në drejtësi është një process jo transparent. Nga lajmet kemi ndjekur se po bëhet në një komision bipartizan. Pse thoni se ka mungesë transparence dhe cfarë nuk shkon në punën e hartimit të këtyre ndryshimeve?
Angazhimi dhe procesi i reformës në drejtësi është prioriteti kryesorë dhe momenti më i rëndësishëm i angazhimit nga pikpamaja e seriozitetit dhe nga pikpamaja e serioziteti nga pikpamaja e përfshirjes së kapacitetve profesionale dhe nga objekltivat që ky process duhet të sjellë.

Besoj se që të gjithë faktorët në vend janë dakortësuar se pëtrfshirja dhe kontributi është një detyrë një përgjegjësi dhe pikërisht fakti i rëndësisë që ka ky process më ka bërë të jem i shqetësuar për mënyrën se raporti i rëndësisë së procesi dhe pëfshirja, transparenca që është konstatuar gjatë këtij procesi nuk janë në përgjigjje të njëra tjetrës.

Më së pari aktorët e më konkretisht komisioni i posacëshm duhet të dhe është i detyruar të respektojë vendimin e parklamentit që është një ligj për të gjitthë.Dhe parlamenti ka marrë një vendim që të gjitha aktet cështjet do të bëhen me konsultë me ekspertëeët dhe nën kujdesin e presidentit.Nga pikpamja formale kjo pikë nuk është respektuar cka nuk e justifikon komisionin.

Së dyti procesi ka qënë një proces që më së shumti ka manifestuar një formalizëm të theksuar sesa një thellësi në trajtimin e problematikës në përcaktimin e një rrugë ku ne duhet të ecim për të gjetur zgjidhje dhe rezultat të konsoliduar të procesit.Të gjitha këto kanë bërë që duke e ndjekur nga afër jo vetëm shmangja e institucionit të presidentit i cili në gjykimin tim ka më shumë përmbajtje insitucionale e formale në respekt të vendimit të kuvendit por dhe në angazhimin e te institucionit të presidentit për ti dhënë një dimension akoma më të lartë shtetar të këtij procesi por më shumë më ka shqetësuar fakti i mospërfshirjes së profesionistëve.

Ndërkohë duket se është zhvendosur një lloj arbitrazhi nga presidenca në Komisionin e Vencecias dhe të dy palët kanë rënë dakort që produktin e komisionit si dhe amendamentet e pakicës ti cojnë për aprovim ose për ti dhënë një ok Komsiionit të Venecias. Nuk ju duket një zgjidhje profesionale pasi në aspektin ligjndërtues komisioni i venecias është ekspertiza më ë mirë ë mundshme?

Ka dy momente që do e trajtoja Së pari pikpamaja formale që tregon seriozitetin e një shteti se kuptoj pse ishte e nevojshme që mazhoranca të dërgojë në mënyrë të njëanshme disa amanedamente të bëra me shumë shpejtësi pa respektuar vendimin e parlamentit pa respektuar sygjerimet e vetë komisionit të Venecias që ka thënë se të gjitha produktet të trajtohen këtu. Ka qënë gjithshtu një orientim e BE që ti drejtohen komsionit me nje product të vetëm konsensual me një produkt të dalë nga një diskutim gjithpërfshirës jo vetëm politik, juridik intelektualëve ojq etj.

Mënyra e dërgimit pa trajtuar dokumentin strategjik cili është produkti askush sdel e thotë, ngha ana tjetër dërgimi i dy apo 3 apo më shumë varianteve nuk tregon seriozitet intitucionet në raport me ndërkombëtarët,.

Po si mund të zgjidhej ndryshe kur të dyja palët nuk lëshojnë pe nga opsionet e tyre?
Po nuk ka patur asnjë proces nëse do kishim patur një ku njëra nga palët do të kishte refuzuar pjesmarrjen me të drejtëopinioni do të mbështeste ecjen përpara të procesit fakti që ska pasur konsultë

Gjithsesi të dyja projektet janë bërë publike.
Unë nuk instistoj tek cështja e bërjes publike por tek diskutimi i produktit që është bërë publik.

Po për thelbin zoti president ju jeni dakort me cka parashikohet të ndryshohet ju jeni dakort me ndryshimet?
Unë nuk i kam hyrë me detaje sepse në momentin që do diskutohet në parlament do e shoh. Por disa cështje që më kanë shqetësuar që kanë të bëjnë me parimet e së drejtës e lirisë dhe kushtetuese.

Ju mendoni se po shkelen këto parime?
Disa në mënyrë flagrante

Për shëmbull?
Mund të them se është e paargumentuar fakti që përcaktohet në një nga amendamentyet që të gjitha ndryshimet që do bëhen mos të bëhen objek shqyrtimi nga gjykata kushtetuese.Nëse një aktor ka dyshime sendryshimet bien ndesh me kushtetutën kanë të drejtën ti drejtohen kushtetuesers,.

Se di se kush e ka këtë forcë që që të përcaktojë përmes vendimit në parlament që gjykata kushtetuese të shmanget nga shqyrtimi i kushtetueshmerise së amnedamenteve të prodhura nga parlamenti.Mund të kishim në dhomë senati që të jepte gjykimin por ne kemi Gjykatën kushtetuese.

Po për mënyrën e re të funskionimit të drejtësisë?
Me funksionimin, në dhunim të parimeve kryesore parashikohet ndërpreja e mandateve të mjaft institucioneve të zgjedhura duke filluar me prokurorin e përgjithshëm anëtaret e KLD me konferencën Gjyqësore me Gjyqtarë të apelit administrativë janë institucione që sjanë në varësi të parlamentit nuk ndodh të ndërpresësh mandatin.A ti mund të ndryshosh formulën e zgjedhjes.

Së treti kam nëj merak të madhe që kërkohet të futet në parlament një nen që ndalon krijimin e një gjykate speciale.Kjo nuk mund të behët si ndalesë kushtetuese mund të mos futet në ligj.Sepse mund ti lindë shoqërisë nevoja ne kemi eksperienca kemi krijuar gjykatën e krimeve të rënda prokurorinë,dhe ne kërkojmë ta zhbëjmë këtë gjykatë dhe të mos lejojmë ngritjen e gjykatave me këtë profil. Ne kemi nevojë se kemi krime të rënda. Të organizuara.

Munde që këto cështje ti trajtojë kjo gjykatë që ju thatë pse duhet kjo gjykatë speciale?Se ne kemi përvoja të këqija si viti 45?
Ne po flasim për sistem demokratik jo totalitarë.

Përse duhet kjo gjykatë e re speciale sipas jush?
Mund të kërkohet por edhe nëse nuk krijohet Gjykata e Krimebve të Rënda nëse amendamenti përfshihet në kushtetututë ajo duhet të mbyllet sepse nuk lejohet që të kemi një gjykatë speciale.

Janë dhe një sërë elementësh të tjerë që më shqetësojnë se kjo reformë nuk po i shërben shqetësimit të madh të qytetarëve, partnerëve tanë ndërkombëtare shqetësimi në raport progrese por pas kësaj situate me këto hapa po tentohet të fshihet një tendencë për të shtënë në dorë sistemin e drejtësisë nga një force politike kur nuk mund të hy në dorë politkës kur e ka kontrollin.

Pse mos të jetë një zgjidhje e tillë kur palët biem dakort kur sistemi në Drejtësi është pjesa më pak e mirë e shoqërisë dhe duhet të ndryshjoje. Pse mos biem dakort që drejtuesit duhet të ndryshojnë dhe të zgjidhen me konsensus mes palëve të rinj.

Të gjithë janë zgjedhur me Konsensus madje me konsenusu dhe kur mazhoranca ka qënë përsëri mazhorancë në mandatet e shkuara

Prokurori i Përgjithshëm jo..
Ky nuk është pjesë aktive e hetimit.

Jeni i knaqur me punën e tij?
Nëse do thoja jam i kënaqur me punën e një institucioni un do dilja jashtë konteksit të realitetit.Jam i pakënaqur me nivelin dhe standartin e cdo institucioni në shqipëri,Pritshmëritë e mija jan të larta si qytetarët.Prokuroria ka shumë punë për të bërë.

Dy tre herë ka thënë prokurori që priten arrestime të krerëve të lartë shtetëror ka dhënë dhe afatë dhe nuk ëhstë bërë asgjë ju e keni pyetur se cfarë ka ndodhur?Pse thotë në qershor që do arrestoj në shtator kur nëse ka prova pse se bën?
Prokuroria nuk varet nga presidenti ta sqarojmë.Nuk e ka presidenti si kopetencë shkarkimin e prokurorit ka vetëm emërimin shkarkimin e inicion parlamenti.Nëse parlamenti ka shqetësim për punën e prokurorit ka të gjitha mekanizmat për nisjen e procedurat e shkarkimit të tij.

Pse e ka parashikuar të thotë ta shpjegojë. Unë do thoja se cdo akt cdo veprim përfshirë dhe prokurorisë duhet gjykuar në realizimin e detyrave e performacës,Prokuroria smund të realizojë një aktr procedurial në një kohë të shkurtër

E gjitha cfarë thatë ju më kujtua ajo që në 2008 tha zoti Topi, ndodheshim në një situatë të tillë që shumica dhe opozita kishin rënë dakort për ndryshime kushtetuese dhe presidenti ankohej se politika e kishte anashkaluar ju vetë e shikoni që këni një përsëritje të tillë që kanë bërë partitë në 2008?
Unë po kërkoj që politika të gjejë një zgjidhje konsensuale dhe jo të njëanshme ndryshon ajo që ju thatë në 2008 ka pasur një vendim tërësisht konsensual.S’mund të udhëheq jetën politike dhe institucionale respektoj cdo consensus në respect me parimet e së drejtës kushtetuese. Unë këtë po kërkoj s’po kërkoj zgjidhje të njëanshme dhe në procesin e diskutimit të reformës në drehjtësi se ka një specifikë më të madhe, nuk ka të bëjjë më partitë poltike ka të bëjë me qytetarët ka një ndryshim në thelb.

Opozita e ka kushtëzuar dekriminalizimin me reformën në drejtësi s’ka reformë pa dekrimanlizim. a e pranoni këtë lloj kushtëzimi?
Nuk e di por kto janë ceshtje të aktorëve politik por mund të them se dekriminalizimi është emergjencëeë se kemi prokuror dhe gjyqtarë të korruptuar por kemi politikan të inkriminuar është ndryshim shumë i madh ne skemi gjyqatërë në trafik droge.Besoj se janë procese të vecuara dhe duhet të ecin me prioritet.

Një nga propozimet më kryesore që bën diferencë nga legjislacioni aktual është ai i KLD është propozuar që ju mos ta drejtoni presidenti dhe as ministry i drejtësisë mos të jetë pjesë e KLD si e gjykoni ju është e pranueshme?
Për mua ska problem, ka modele në Europë edhe kur është edhe kur sështë.Por ka një problem ministri mund të jëtë sheqetësimi im është fakti i domenit që ka patur ministry për të propozuar nisjen e masës disiplinore për antërate KLD 

Kush mund ta ketë?
Vetë KLD. Se ka pasur raste që KLD ka konstatuar raste shkelje dhe ska pasur mundësi nisje procesi.

Ja ka kaluar ministrit i Drejtësisë?
Disa

Ministri ja ka kaluar?
Janë bllokuar në ministri. Ligjet aktuale që këmi përfshirë në sistemin e drejtësisë kto 15 vite të fundit janë bërë me asistencë.janë prodhur akte ligjore me asistencë nderkombëtare dhe smund të thjemi se kemi cilësi të dobët ne e kemi problemin tek zbatimi. Dhe po përpiqemi ti ikim.

Vetëgjyqësia po bëhet e vetmja drejtësi në shqipëri dhe si duhet të ndryshojë të gjithë biem dakort se duhet ndryshuar dicka ju si mendoni cfarë duhet të ndryshojë si? Ju cfare do të propozonit përfshirë edhe modalitetet.Kam shumë por po marim rastin e KLD por jam dakort që duhet nkë mekanizëm që të shkëpusë ndikimin e këshillit të lartë të drejtësisë nga gjykatësit kjo nuk rregullohet me amendimet përkatëse.Fokusohet të hiqet presidenti por presidenti aty ka qënë , nuk ka një vito të vecantë 

Nuk është problemi të presidenti por tek ata që shkojnë si ëprfaqësues.Drejtësia po funksionon si një sekt unë mendoj se disa propozime janë racionale sdoja detaje

Le të flasim për detajet
Anëtaret e KLD që vijnë nga gjyqësori gjatë kohës që vijnë në shërbim të jenë me angazhim permanent. Një prurje e mirë në drejtësi është kontigjenti nga shkolla e magjistraturës. 
Cështja e kryetarit?
Propozohet një jurist jo presidenti Nuk kam asnjë shqetësim asgjë për një pushtet që se kam pasur as momentalisht

Cfarë ndjesie keni kur drejtoni mbledhjen e KLD dhe shikoni veshjen e tyre makinat etj si qytetar?

I konsideroj me sjellje shumë serioze me ardhjen e 3 anëtareve të ri nga parlamenti ka ngjyra politike që sduhet të ishin por gjithsesi i shoh si seriozë

Sa anëtarë do tw linit nëse do zgjidhnit ju?
Këtë sdi tjua them. 

Kam përshtypjen do ishte një numër minimal
Nuk di të them

Së fundmi është folur për një konflikt tuajin me Prokurorin e Përgjithshëm që ju i keni refuzuar disa emërime… cila është e vërteta?

Jo nuk ka asnjë konflikt ka një bashkëpunim shumë korrekt dhe me prokurorinë, në fakt unë e kam ndjekur këtë informacion që ka dalë normale dhe profesionale që përpara se të bëhej publik të kërkoje dhe informacion i detajuar dhe nga institucioni i Presidentit të Republikës, por natyrisht kjo nuk përbën thelbin e çështjes, media ka për detyrë të përcjellë lajmin që merr, shqetësimi është tek ata që dërgojnë lajme spekulative dhe të pasakta tek media. Ka pasur vetëm një komunikim zyrtar dhe institucional me presidentin e republikës në mesin e një numri të kërkuar nga prokurori i përgjithshëm për transferim transferim të disa prokurorëve në prokurine e krimeve të rënda. Të gjithë prokurorët e kërkuar për transferim janë dekretuar me përjashtim të katër prokurorëve që janë kërkuar për tu transferuar në prokurorinë e krimeve të rënda për arsye krejtësisht ligjore. Në prokurorinë e krimeve të rënda ka një ligj të posaçëm, parashikohet emërimi nga presidenti i republikës dhe jo prokurori i përgjithshëm. Pra duhet të vijë propozimi për emërim dhe jo për transferim. 

Tema më e zhurmshme e ditëve të fundit politike është skandal i CEZ. Të gjitha palët thonë që duhet një hetim ndërkombëtar, e pranojnë, por tek detajet ndahen, ju si e mendoni? Si zgjidhet ky hetim?

E rëndësishme është që të ketë në hetim transparent dhe krejtësisht të paanshëm. Një hetim që duhet ti shërbejë interesi publik. Nëse palët bien dakord për një hetim ndërkombëtar do të jetë edhe më mirë sepse ka një dozë pavarësie dhe besueshmërie më të madhe se sa nga një hetim nga institucionet e drejtësisë shqiptare që janë në goditjen eee

E lejon Kushtetuta?

Aktualisht Kushtetuta nuk e lejon por nëse bëhet një ligj i posaçëm. Kushtetuta njeh vetëm prokurorinë dhe gjykatat shqiptare, prandaj nuk kemi pse e ndalojmë me kushtetutë krijimin e gjykatave speciale se ja siç del një rast i tillë dhe na kërkohet për shkak të tansparnee dhe besueshem të krijojmë një trup ndërkombëtare. Por kjo është një çështje që i takon ta zgjidhin palët dhe parlamenti. E rëndësishem është që të ketë një hetim të besueshëm dhe që ti shërbejmë interesit publik. 

Kur shpërtheu ky skandal ju pritet në zyrë Kryetarin e Kuvendit, çfarë diskutuat? 

Ka qenë një takim i kërkuar nga ana ime disa ditë më përpara. Nuk ka qenë në lidhje me këtë çështje por me letrën e Brahos. Nuk ka pasur për qëllim takimi diskutimi ne kësaj çështjeje. I kam kërkuar Kryetarit të Kuvendit që Komisioni i Posaçëm i Reformës në drejtësi të respektojë rolin e presidentit. Dhe i kamë shprehur disa rezerva që kanë të bëjnë me disa çështje në reformën në drejtësi. 

Thatë që e thirrët për letrën...

Jo qëlloi që u takuam atë ditë që diskutohej për letrën...

Diskutuat për letrën?

Jo nuk diskutuam. Nuk kishte çfarë të diskutoje për letrën siç më kishte ardhur mua për dijeni si president i kishte shkuar dhe z. Meta si kryetar Kuvendi. I ishte adresuar kryeministrit për të vënë në zbatim institucionet ligjzbztuese.

Ju vetë si e shikoni përmbajtjen e letrës, ju duket e besueshme, vërtetë mundet kjo çështje të cenojë sigurinë kombëtare?

Unë nuk shihja ndonjë element për tu shqetësuar me sigurinë kombëtare. 


Le të flasim për raportin e OSBE-së, ai raport që ishte konfidencial por që përfundoi në faqet e gazetave. Një raport ku elita e politikës sonë paraqitet ekstremisht e korruptuar. Ju duket bindës ai raport, ju duket i vërtetë? Apo është një grumbull përmbledhjes nga gazetat? 

Unë kam refuzuar të bëjnë dhe në të shkuar për për atë material. Është një publikim që vetë autori që është OSBE e konsideroj jo një qëndrim zyrtar, por një mbledhje rutinë e deklaratave të bëra në mediat shqiptare. 

A shikoni një lidhje mes raportit të OSBE dhe kthimit në Tiranë të ambasadorit shqiptar në Vjenë? 

Jo nuk ka, kërkesa për kthimin e ambasadorit është bërë para publikimit të raportit. Duhet të ishte gjetur një zgjidhje në respekt të kushtetues dhe ligjeve. Akti që pasoi atë refuzim është një akt që nuk ka lidhje me ligjin, as me institucionet dhe relfletk një veprim anarkist dhe asgjë tjetër.

Javën e kaluar intervistova ministrin e Jashtëm dhe ai më la qartë që marrëdhëniet tuaja janë që të ngrira. Ai më përmendi që nuk i jeni përgjigjur dy letrave të kryeministrit dhe tre letrave të ministrit të Jashtëm. Çfarë po ndodh në raportet tuaja me qeverinë?

Unë nuk kam asnjë veprim të ngrirë. Unë kam një qëndrim tërësisht institucional. Qeveria ime gëzon si president dhe qytetar i këtij vendi të gjithë respektin. Është qeveria e vendit tim dhe është padyshim qeveri e ligjshme. Unë nuk gjykoj veprimet politike dhe rezultatet e qeverisë sepse nuk e kam këtë kompetencë. Statusi që gëzon presidenti nuk e lejon që të hyjë dhe të bëjë komente politike mbi politikat e ditës të qeverisë. Por president mban qëndrimet e tij ndaj politikave institucionale përmes dekretimet apo mos dekretimet gjithmonë në aspektin kushtetues. Kam një komunikim institucional . Për çështjen e ambasadori dua tju informoj që ka qenë një qëndrim mjaft i qartë dhe krejt ligjor i presidentit. Po hyj edhe njëherë në detaje. Në ligjin aktual megjithëse ambasadori u përzu nga zyra, i cili ishte zgjedhur me ligjin e kaluar. Edhe me ligjin aktual ka një përcaktim që ambasadori qëndron ne detyrë si rregull, është vënë nëj tog fjalësh “si rregull” deri në tre vje. Ky togfjalësh “si rregull” është vënë pasi çdo shtet ka situata dhe interesa të caktuara në momentet dhe vende të caktuara. Aktualisht deri në fundi ne këtij viti në OSBE ka një situata jo të zakonshëm për të cilat Shqipëria është investuar për ta monitoruar më me kujdes në këtë kontekst nuk mund të largojmë një ambasador me eksperiencë. 

Bëhet fjalë për presidencën e Serbisë?

Nuk ka rëndësi për ta bërë publike...

Por është bërë publike....nga ish-ministri i Jashtmë Aldo Bumçi

Në këtë kontekst. Nuk bëj komente të deklaratave. Në këtë kontekst ne nuk kemi interes shtetëror të tërheqim një ambasador të tillë dhe të cojmë dikë që nuk ka asnjë eksperiecen diplomatike. Nuk vjen nga një eksperiecen politike. Është një nëpunëse e respektuar por që interesat predominojnë. Ia kam bërë publike institucioneve të cilat nuk e kanë marrë për bazë. 

E qartë! Jeni shprehur dhe më parë që po shikoni një zhvendosje të boshtit në raport me fqinjë dhe në raport me ndërkombëtarët në tërësi nga qeveria aktuale. Mund të të thoni çfarë detajesh u kanë bërë që të arrini në këtë konkluzion?

Nuk e kam bërë një deklarata të tillë. Ajo që mua më ka bërë që të kem një lloj shqetësimi ka të bëjë me një lloj sjellje qe e tejkalon këtë qëndrim të konsoliduar të Shqipërisë në rajon që lidhet me fqinjësinë e mirë por që lidhjet pa zgjidhshnërisht me me përparimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës në rajon.

Keni thënë Rama po shërben si grim për Vuçiç?

Kam thënë që Shqipëria duhet të ketë kujdes të mos bëhet dhe të mos shërbejë si mejk ap për Serbinë

Ku e shikoni këtë?

Më së pari kam vlerësuar dhe vlerësoj të gjithë përpjekjet që marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Serbisë të relaksohen. Një rrugë e re drejt krijimi të besimit. Nuk mund të shkojmë njëherë tek besimi. Gjatë dekadës së fundit të çrënjosimi mosbesimin, por nuk e kemi ngritur besimin e ri. Duhet të punojmë për të formuar besimin. Nuk është një rrugë që mund të kalojë vetëm përmes Tiranës dhe Beogradit. Vëmendja reale e relaksimit të marrëdhënieve duhet të jetë mes Serbisë dhe Kosovës. Në momentin që ne e shmangim dhe anojmë çështjen, e lëm në skalion të dytë marrëdhënien Serbi-Kosovë, atëherë ne nuk i shërbejnë rajonit. Në qoftë se rajoni ka një problem nuk është mes Serbisë dhe Shqipërisë por është mes Serbisë dhe Kosovës. Jam mbështetës i një politike që na afron por nuk mund të marrim peshën e diçkaje tjetër që është më e rëndësishëm për rajonin.

Pra shikoni njëlloj paternalizmi të qeverisë shqiptare në raport me Prishtinën?

Ka dy gjerë. E para unë nuk besoj se paternalizmi është i suksesshëm. Do të ishte një gabim nga ana tjetër për çdo paternalizëm. Shqiptarët në rajon kanë të zgjedhurit e tyre, kanë arritjet e tyre dhe ne duhet të jemi mbështetës të angazhimeve të tyre. 

Gjatë javës së kaluar ndodhi ajo ndeshja e famshme me Serbinë, dhe duket se qeveria dhe të gjitha autoritetet shqiptare u investuan që joa të ishte një xhest politik, një lëvizje e pastër, pse jo dhe diplomatike, ndërkohë që ajo ishte thjeshtë një ndeshje futbolli. Ju mendoni se mundet që të përdorej kjo ngjarje për të treguar një vullnet të mirë në normalizimin e marrëdhënieve?

Sporti dhe futbolli në veçanërisht janë akte që i sjellin popujt afër, por ne po flasim për një lloj realitet zakonor që keni ne në Ballkan. Aktivitete të tilla mund të ndikojnë dhe duhet ti mbështesim, por në momentin që deformohen dhe futen brenda asaj kolorite të politikës apo interesit politik individual apo institucional ajo e prish edhe atë qëllim që mund t sjelli. Por ndeshje e kanë tensionuar dhe për ta futur në një... por nuk dueht ekzagjëruar.

Një ultras i kombëtares shqiptare, i famshmi Ismail Morina u bë protagononist i të gjithë politikës shqiptare. Drejtuesit e së djathtës kanë kërkuar lirimin e tij, ju si mendoni duhet liruar?

Për sa kohë eprsoni është subjekt i drejtësisë askush nuk duhet të ndërhyjë.

Parlamenti i Kosovës është përfshirë nga tensionet ka dy seanca radhazi, në punimet hidhet gazlotësjellës, ju si mendoni si duhet normalizuar situata?

Unë mendoj se Kosova dhe Shqipëria dueht të mësojnë nga ekspericat më të mira të demokracisë. Kosova dhe Shqipëria janë vende në rajoni e Ballkanit por jemi vende Evropiane. Kosova është një shtet i ri ka nevoj të konsolidojë institucionet. Dhuna nuk çon asgjëkund. Sjellje që nuk rrisin besimin mes palëve por i largojnë, nuk sjellin përfitime politike. Shpresoj dhe do të uroja pa ndërhyrë, por unë si shqiptar dua ti shoh shqiptarët e Kosovës gjithmonë e më të arrisë do të dëshiroja të shihja një politkë drejtë dialogut, drejtë tryezës së diskutimit dhe jo veprimeve që nuk kanë lidhje me demoracinë, por janë reminishenca të anarkisë.

Duhet të miratohet ajo paketë legjislative që është paraqitur që Vetëvendosje dhe opozita e kundërshton?

Vullneti i shumicës është parimi bazë i demokracisë, specifikat që ka Kosova, pavarësia e të cilët kanë ardhur në bashkëpunim me partnerët në Bruksel dhe Uashington. Marrëveshjet janë rrjedhojë e një rrugëtimi. 

Aktualisht po konstatohet ajo që ka ndodh në marrëdhëniet me fqinjtët ajo që ka ndodhur në 100 vitet e ekzitencës së shtetit shqiptar, në momentin që kemi një trajektore normalizimi me një fqinj me fqinjin tjetër vijnë duke u përkeqësuar. Në qoftë se kemi një tendecë normalizimi me Beogradin, nuk ndodh e njëjta gjë me Beogradin. Si e shpjegoni që në Athinë po vjen një elitë e re që i duhet kohë të kuptonë politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare apo çfarë?

Jo nuk besoj, nuk besoj vërtetë që kemi një përkeqësim të marrëdhënieve me Athinën. 

Deklarata më e fundit ka qenë që e krahason shtetin shqiptar me shtetin e ISIS në rastin e Kishës së Dhërimit. 

Deklarata e ardhur nga aministrat e ministrisë së Jashtem e Greqisë është e papranueshme. Nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet në Shqipëri. Por unë besoj se Athina ka qenë mbështetës në procesin integruese të Shqipërisë. Disa reminishenca të së kaluarës kanë ardhur duke u zbehur. Ka pasur disa vizita të rëndësishme. Ka qenë presidenti Papulias, zv.kryeministri, Greqia ka një zë të rëndësishëm në investime direkte dhe në Greqi jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh. Besoj se me Greqinë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe partneritetin. Jam i bindur që edhe qeveria e re e Cipras do të ndikojën ë përpararimin e marrëshënie, Deklarata emocionale shtë mirë të shamgne qfotë në Tiranë dhe qoftë në Athinë. 

Flitet për reformën zgjedhore, a mendoni se duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor në Shqipëri?

Unë nuk besoj se ka dështuar sistemi, ne problemin e kemi me sjelljen e aktorëve dhe infrastrukturës së partive politike gjatë procesit zgjedhor, e cila nuk jep garanci që në qoftë se do të ndryshojë sistemi nuk do të jetë e njëjta sjellje antiligjore. Gjithësesi kjo mbetëtet për tu përcaktuar nga parlamenti dhe partitë politike. Pra gjithësesi kjo mbetet për tu përcaktuar nga parlamenti dhe partitë politike, kjo do të ishte një domen i politikës dhe të mos angazhohen njerëz jashtë politikës. Është tërësisht në të drejtën e tyre ta diskutojnë dhe shqyrtojnë dhe në qoftë se do të vendosin ta ndryshojnë sistemin mbetet në të drejtën e tyre por unë nuk e shoh problemin tek sistemi. Por problematikat që nxori raporti i OSBE/ODIHR ishin serioze. Por ato probleme nuk i ka sjellë sistemi.

Ju si qytetar a ndiheni i kënaqur nga qeveria?

Unë e thash edhe pak më parë kur më pietetet për punën e prokurorisë së përgjithshëm. Kurrë ne nuk mund të jemi të kënaqur. Unë vlerësoj mjaft reforma që janë ndërmarrë nga qeveria. Vlerësoj hapa të rëndësishme.

Cilat reforma vlerësoni?

Mund të vlerësoj reformat që janë marrë në sistemin energjetik. Nuk e kam fjalën tek gjobat apo penalizimet, por tek investimet që janë bërë. Në linjën e tansmetimit apo hapa të tjerë që janë ndërmarr në këtë sistem. Kam vlerësua dhe mund të vlerësoj njëkohësisht hapat që janë ndërmarrë por mbetet për tu parë ecuria, se të dhënat e mia nuk janë shumë inkurajuese, por si parim mund të them në çështjen e pensioneve janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm. Në reformën e sistemit arsimor përkundër rezerva shumë të forta që kam në lidhje me adresimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me centralizimin dhe vënien në kontroll, por rritja e kërkesës për të shmangur fiktivitetin dhe kontrollin tek universitetet publike dhe private unëe kam vlerësuar dhe është për tu përshëndetur.

Kjo ishte gjysma plot e gotës, po gjysma bosh çfarë nuk shkon?

Nuk do të hyja në detaje por në aspektin e situatë ekonomike kemi mjaft çështje për të qenë të shqetësuar dhe për të parë riorganizim të ri, një politikë të re dhe organizime të reja në ekonomi. Mbetem i shqetësuar edhe për një perspektivë jo fort optimiste që na jep situata ekonomike në vend. 

Kryetari i Kuvendit është shprehur për impulse të reja në qeveri, ju e mbështesni?

Është një çështje që i takon, por kryetari i Kuvendit flet edhe si kryetari i partisë në koalicion. Kam dëgjuar edhe komente të tjera korrekte që çështja e qeverisë është një e drejtë ekzkluzive ligjore dhe kushtetuese e Kryeministrit për sa kohë një njeriu i besohet mandati i kryeministri. Nga ana tjetër ajo është një çështje e performamancës që është edhe politike, se janë forcat politike që marrin përgjegjësi për qeverisjen apo keqqeverisje. Është një çështje që i takon tërësisht politikisht mazhorancës, por nga pikëpamje formale është përgjegjësi e Kryeministrit. Presidenti do të jetë në çdo rast të përmbushjes së të drejtës kushtetuese në çdo rast që do ti kërkohet.

Në një intervistë pak javë më parë jeni shprehur se ku familja juaj ndiheni i survejuar. Por ndaluar aty nuk dhatë asnjë detaj. Ky survejim vazhdon akoma apo gjerat kanë ndryshuar?

Jo nuk thash, unë kam fakte dhe dëshmitarë që presidenti, në aspektin privat familjar, jo institucional, ka qenë nën kontroll, nën verifikim, nën monitorim, përfshirë dhe përgjimin dhe familjarë të mijë.

Nga SHIK-u apo struktura të tjera?

Nuk mund të bëj për momentin se kjo është një çështje që do të hetohet sepse unë do të kërkoj që të hetohet se nuk mund të mbyllet. Thash ka prova dhe dëshmi për këtë çështje.

Çfarë provove dhe dëshmove? Mund të jeni më shpjegues?

Se çfarë është dëshmuar nuk e di sepse dëshmia bëhet nga ata që kanë kontrolluar jetën familjare dhe private të presidentit. Por elementë të detajuar unë nuk do ti bëj publike deri në një hetim serioz. Se unë besoj që do të ketë një hetim serioz.

E keni kërkuar një hetim?

Jo ende. Do ta kërkoj në momentin që do të krijohen kushtet të përshtatshme për këtë. 

Kur?

Kjo mbetet e drejta ime pastaj. 

Kjo është një akuzë shumë e fortë z. Presidenti. Që Kryetari i shtetit të jetë nën përgjim duhen fakte shumë integrale, domethënëse, shumë bindëse...

Patjetër që është e rëndë. Prandaj e kam thënë që ata që kanë marrë përsipër ta kryejnë këtë kanë bërë një gabim fatal. 

Ju nga e dini që e kanë marrë përsipër?

Sepse një punonjës i administratës shtetërore nuk mund ta kryejë në mënyrë individuale dhe të pavarur një akt të tillë. Patjetër që ka marrë kërkesë nga dikush tjetër. Do të ishte përsipër që të pretendojë që dikush ta bëjë në mënyrë individuale. Detajet se çfarë ka ndodhur do të jenë objekt hetimi.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë