TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kërkon zgjidhje politike për reformën në sistemin e drejtësisë, duke ngarkuar me përgjegjësi vendimmarrësit politik.
Kreu i shtetit Bujar Nishani vuri para përgjegjësisë politikën shqiptare, e cila sipas tij duhet të lë retorikat dhe të ulet sa më parë në një tryezë të përbashkët për të konkretizuar qëndrimet për reformën në drejtësi. Në një takim fillimviti me gazetarët në Pallatin e Brigadave, Presidenti u shpreh se liderët politik duhet të përcaktojnë piketat se ku duhet të kalojë ky, dhe më tej të lihen në dorën e ekspertëve.
Nishani tha se do të japë ndihmën e tij duke thirrur tryezën për këtë proces të konsideruar kyc për integrimin e vendit tonë në BE.
“Përtej mendimeve dhe sugjerimeve të drejta të Komisionit të Venecias, Reforma në Drejtësi, që duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe afatgjatë, po zhvillohet pa denjuar të merret mendimi edhe i Presidentit të Republikës. Reforma në sistemin e drejtësisë nuk mund të jetë shprehje vullneti përmes retorikash. Unë vazhdoj të besoj se vullneti i shprehur i të gjithë aktorëve, posaçërisht atyre politikë, është serioz. Por ky vullnet tashmë duhet të ketë një produkt. Duhet të prodhojë një mekanizëm, i cili duhet të nxjerrë jashtë sistemit njëherë e përgjithmonë prokurorët dhe gjyqtarë e korruptuar e të paaftë, si dhe shkallmojë nga themeli piramidën e administratorëve të korruptuar, të nëpunësve zhvatës të pasurive publike që u zënë rrugën mundësive për zhvillim të shqiptarëve. Që ky mekanizëm të mund të jetë i tillë, duhet garantuar ndërtimi i tij tërësisht jashtë ndikimit dhe kapjes politike. Nëse ky proces nuk do ta prodhojë këtë mekanizëm, e ardhmja jonë do vazhdojë të mbetet peng e korrupsionit dhe krimit. Pas mendimeve tashmë të qarta të Komisionit të Venecias, përgjegjësia e vijimit të procesit mbetet tek lidershipi politik në vend, i cili duhet të përcaktojë zyrtarisht piketat ku duhet të kalojë ky proces pa devijuar. Ndaj i ftoj të gjithë ata të ulen në një tryezë koordinimi për t’i lënë më pas hapësirën ekspertëve që ta jetësojnë vullnetin e tyre politik. Shpreh, me këtë rast, gatishmërinë e Institucionit të Presidentit të Republikës për të dhënë ndihmesën e nevojshme koordinuese mes palëve në këtë problematikë", - theksoi Nishani.
Qëndrimi i kreut të shtetit vjen pas ftesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim se tashmë është radha e politikës për të dhënë fjalën e saj për reformën në drejtësi dhe dakordësisë së shprehur parimisht nga Partia Demokratike. Gjatë një interviste dhënë për Shqiptarja.com edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh i mendimit se tashmë është radha e politikës për të thënë fjalën e saj për reformën në drejtësi. Manjani tha se duhet një takim mes krerëve të partive politike, në një tryezë të thirrur nga Presidenti i Republikës.
Gjatë fjalës para përfaqësuesve të mediave, kreu i shtetit Bujar Nishani shprehu kritika ndaj qeverisë për një sërë ligjesh që sipas tij e kanë anashkaluar Presidentin si institucion.
“Reformat e kërkuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane, vazhdojnë të zvarriten. Ndërkohë që trupat tona paqeruajtëse po vazhdojnë të japin kontributin e tyre anembanë botës, zinxhiri komandues është më se i qartë dhe i përcaktuar me Kushtetutë, kompetencat dhe roli i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të aprovuara me ligj në Kuvend, janë minimalizuar në një masë të papranueshme. Gjithaq i papranueshëm është gjithashtu Ligji për Shërbimin e Jashtëm që Presidentit, kryediplomatit të Shqipërisë, i vë afat kohor për dekretimin ose jo të përfaqësuesve diplomatikë më të lartë të politikës sonë të së jashtme. Apo edhe ligjet për çështjet tepër të rëndësishme të Arsimit të Lartë, si dhe Pronave, ku siguria juridike cenohet dukshëm, të drejtat e njeriut dhe interesat e disa shtresave të rëndësishme të shoqërisë nëpërkëmben. Po ashtu shtyrja pa asnjë shkak të argumentuar e zbatimit të Ligjit të hapjes së Dosjeve, pa marrë parasysh nevojën urgjente të lustracionit sipas shembujve dhe praktikave më të mira post-diktatoriale të vendeve të tjera të lindjes komuniste”, - tha Nishani.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
"Ngec" reforma, opozita braktis tryezën e ekspertëve