Nishani firmos në 4 muaj lënien e
pasaportës kuq e zi për 143 persona

TIRANE - Numri personave që lënë shtetësinë shqiptare rezulton të jetë dy here më i lartë se sa i atyre që marrin pasaportën shqiptare. 
Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti presidenti Bujar Nishani ka firmosur një seri dekretesh për të mundësuar lënien e shtetësisë shqiptare.
 
Bëhet fjalë për 143 persona të cilëve u është dhënë mundësia nga kreu i shtetit të lënë shtetësinë shqiptare. Në faqen zyrtare të presidencës janë të pasqyruara të gjithë emrat e personave që kanë lënë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që numri i atyre personave që kanë marrë shtetësi shqiptare është dy herë më i vogël.
 
Në bazë te ligjit të posaçëm për lënien e shtetësisë parashikohet e drejta për ta lënë shtetësinë por me kusht që më parë të ketë fituar një shtetësi tjetër, apo ti jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit tjetër dhënia e shtetësisë.

Pra të gjithë këta persona që u është dekretuar nga presidenti lënia e shtetësisë shqiptare kanë marrë një tjetër shtetësi ose një premtim nga instancat shtetërore të vendit pritës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat