Nishani: Ftesa për të larguarit e hapur! Basha i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që e ndjen veten pranë PD (VIDEO)

Duket se Partia Demokratike po i shtrin dorën të larguarve nga kjo forcë politike. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Kryetar I Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani tha se Basha është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me këdo që e ndjen veten afër PD. Referuar edhe Jozefina Topallit, e cila është një nga kritiket e Lulzim Bashës, Nishani u shpreh se ftesat janë të hapura.

"PD është një parti që në 30 vite të aktivitet të saj politik i ka ofruar politikës shqiptare. Shumë prej tyre nuk janë të përfshirë në struktura organizative, por janë anëtarë të PD. Unë jam i bindur që jo vetëm zoti Ruli, por shumë personalitete të tilla kanë vend në PD, por nuk janë të mjaftueshëm për politikën shqiptare edhe për vizionin aktual të PD. Fuqia e tyre është e domosdoshme që të ndërlidhet me vizionet e reja, me energji të reja, fytyra të reja që janë të shumta në PD, ende jashtë, por me egon për tu përfshirë në ndryshimin e madh.

Nga pikëpamja formale Basha në mënyrë të përsëritur ka folur për dëshirën e tij politike për të bashkëpunuar me këdo që e ndjen veten pranë PD, me njerëz që kanë kapital në politikë dhe në PD. Unë nuk do të dëshiroja që të shikojë raportet si raporte individuale dhe personale. Unë nuk do të doja që kauza sot të vendosej në raportet personale. Basha është kryetari i partisë, ka mandatin dhe pushtetin për të marrë vendime në emër të PD për aq sa është i deleguar në postin e kryetarit të PD. PD është një korpus i madh politik.  Secili ka këndvështrimin e tij dhe unë nuk e gjykoj vendimin që marrin. Kushdo ka të drejtë dhe është i lirë të pozicionohet në një moment të caktuar.  Kurrë unë nuk do të doja ta shikoja si raport mes personash. Ky është raporti i një çështje  individi përballë një kauze. Kauza sot është po aq e rëndësishme sa ishte në 1992", deklaroi Bujar Nishani.

Raporti me Topallin?"
"Duhet të shkojmë përtej pikëpamjes personale, përtej emocionit individual, përtej interesit të pëlqyeshmërisë apo papëlqyeshmërisë individuale. Jemi në raportin kur vendi ka nevojë për një front të përbashkët përballje dhe goditje të së keqes. Unë nuk besoj që askush nga emrat që janë kritikë te Basha nuk e konsiderojnë Bashën si të keqe të vendit. E keqja e vendit dihet sot kush është. Unë në PD kam respektin institucional dhe njerëzor për kryetarin e partisë. Nga ana tjetër unë parësor kam shërbimin ndaj kauzës. Ftesat janë të hapura. Sot strukturat e PD mund të propozojnë këdo që gjykojnë. Ne kemi kërkuar një proces që të fokusohet tek strukturat. Sot secili ka mundësi për të propozuar", tha Nishani.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:46
Përzgjedhja e kandidatëve, Bujar Nishani në 'Pa Protokoll': Procesi ka në bazë mendimin e qytetarit (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi udhëzimin që parashikon 4 faza të identifikimit e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Për kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ajo që miratoi kryesia e PD është një proces i rëndësishëm në përballjen me votëbesimin e qytetarëve. Për zgjedhjen e kandidatëve, Nishani tha se janë në kohën e duhur.

"Nuk jemi fare herët. PD dhe opozita është futur në një proces të rëndësishëm në procesin e përballjes me votëbesimin e qytetarëve. Është futur në procesin e tentativës së suksesshëm për nisjen e një ndryshimi të madh për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka sot shqiptarë të logjikshëm, i cili nuk e kupton që situata e tij personale, jeta e tij e përditshme është më e rrënuar se kurrë më parë. Ne kemi nisur rrugëtimin e një procesi shumë të rëndësishëm që pas 90-92, procesi më i rëndësishëm politik. Shqipëria është në udhëkryqin e madh të ekzistencës së saj. Ajo që u bë ishte konfigurimi i rregullave të një prej komponentëve të rëndësishëm të procesit. Kjo rregullore përcakton si do të rrjedhë përzgjedhja e kandidaturave. Mbetet në themel të procesit vlerësimi që vjen nga qytetari, nga baza e partisë, nga struktura e partisë. Ky proces ka në bazë strukturën, mendimin e qytetarit, demokratit dhe sjell disa risi", tha Nishani.  

Ora 21:34
Largimi i Bashës nëse humb zgjedhjet? Nishani: Askush nuk është i pazëvendësueshëm! Dorëheqja akt vullnetar

Bujar Nishani i pyetur për largimin e Bashës, nëse Partia Demokratike humb zgjedhjet, ai tha se është herët për të folur, por sipas tij akti i dorëheqjes është vullnetar.  

"Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Dorëheqja është një akt vullnetar. Ne nuk e kemi të sanksionuar në statut. Nëse ne do të fokusohemi se kush do të jetë fati politik i secilit prej anëtarëve të koalicionit pas zgjedhjeve ne kemi deformuar platformën tonë. Që këtu dhe te ky nis krijimi i raportit të besimit", tha Nishani. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari Magjari: 27/06/2020 16:27

    Jari Magjari bo*** kandari

    Përgjigju
  • KAPTER JARI: 27/06/2020 10:49

    O jar kapteri shko e gjej ndonjë pun tek pompa e benxinës se për aq mer vesh ti o jarr kapterri. Se tani je bo dhe më simpatik pa mustaqe o jari taqe.

    Përgjigju
  • Hahahaha: 27/06/2020 10:39

    Nishan Kopani sepate pa bisht... ko... kandari Kapter qe ka mbajt bustin e Enverit ne sup ke Shkolla e Bashkuar

    Përgjigju
  • zara: 27/06/2020 07:29

    Qytetarët thotë ky ish presidenti, po cilët qytetarë, ata që votojnë janë anëtarë të PD, nëse janë, se ka kohë që s'i dëgjoni. Ju s'respektuat votën që ju dhanë, latë detyrën që ju ngarkuan zgjedhësit, e tani prisni që të votojnë për ju. Po të bënit punën si opozitarë, ndoshta më mirë do shkonin punët, do ishin hapur negociatat dhe besimi tek ju do ish rritur, por jo ju doni vetëm pushtet që të ktheheni prapë në vitin 92. Po ti Nishan, s'të mjafton që paguhesh kot por do akoma pushtet. Ju gënjen mëndja juve, dhe atyre që ju ftojnë juve që ju ka ikur koha.

    Përgjigju
  • Koviti: 27/06/2020 01:41

    Esht njesoj si te ftosh nje grup njerezish per nje vizit ne nje spital te infektuar me Covid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive