Topalli 'masakron' Bashën: Dështak manipulues si Enver Hoxha! Je minë me sahat, që i ndërronin ministritë prej skandaleve që krijonte

Një video e publikuar nga ish deputeti demokrat Endri Hasa në facebook, ku akuzon Ramën si 'dështak që po pengon integrimin e vendit' dhe ngren në qiell me lëvdata duke i atribuuar të gjitha arritjet ndër vite të vendit, Lulzim Bashës, ka sjellë reagimin e ashpër të Jozefina Topallit. Përmes një postimi, Topalli, një nga kritiket më të forta të Bashës, këtë herë ka shkuar edhe më tej duke e cilësuar atë si 'minë me sahat që ndërronte ministritë çdo dy vite prej skandaleve që shkaktonte, dhe manipulues i fakteve njësoj si ish diktatori Enver Hoxha.

Akuzat e forta të Topallin nuk ndalen ndaj Bashës, duke thënë me ironi se 'të gjithë kanë fjetur gjumë' dhe vetëm ai ka punuar në gjithë këto vite, madje sipas saj  Basha i ka bërë të gjitha ashtu siç ka premtuar duke bërë edhe "tramvajin" kur ishte kryebashkiak.

"Një dështak, manipulator si Enver Hoxha! Kështu manipulonte Enver Hoxha historinë, për të manipuluar mendjet e njerëzve. Fshinte dhe censuronte çdo fytyrë dhe emër personaliteti nga fotoja dhe historia, për të thënë se historia jam Unë. (Fotot më poshtë janë në ballkonin e Bashkisë Shkodër. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke filluar nga Gjergj Fishta). Në 2020 , me video në facebook kunati në emër të Partisë që rrezoi Partinë e Enver Hoxhës bën të njëjtën gjë.

Shiko videon më poshtë!

VIDEO e publikuar nga Endri Hasa

 

Ky paska bërë NATO-n, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin në Shqipëri... Ky ka bërë Tap-in; Ky marrëveshjen e stabilizim asocimit, ky do ketë themelu edhe Partinë Demokratike; edhe në 97’ ky do e ketë ringritur nga hiri...Kryeministri i kohës paska qenë në gjumë gjithë kohën, kurse të tjerët paskemi qenë në planet tjetër.. Ky i ka bërë të gjitha siç bëri dhe tramin. Në fakt, me sa më kujtohet , kry një apo dy vitesh këtij i ndërronin ministritë se ishte si minë me sahat prej skandaleve që krijonte", shkruan Topalli.

Fotot e publikuar nga Topalli, të Enver Hoxhës nga Shkodra

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZHELEFINA: 24/06/2020 09:05

    O zhelfin tani ke filluar ti të lefësh. Deri dje ti ngrite dorën për ta bo kryetar partie lylyshin 7×7=42. Pse ti e paske njof që ishte dështak pse e votove o zhelefin apo tani që të përzuri ti lef pa pushim.

    Përgjigju
  • O zonje: 24/06/2020 04:17

    Lene halen Bashe boll ja qite zgrromen

    Përgjigju
  • O tej: 24/06/2020 00:24

    Basha nje bo*^^ kandari

    Përgjigju
  • Koli: 23/06/2020 18:33

    Po kjo. ia paska ditur prapesite, te cilat conin ne nderrimin e ministrive prej Lulit dhe paska heshtur!! Luli dhe Berisha jane nje, prandaj kesaj edhe te donte te fliste nuk ia mbante. Nuk fliste se ishte rehat ne postin 2 te shtetit duke qene nje ish bashkepunetore e sigurimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja