Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për trajtimin e pronës dhe përfundimin e proçesit të kompensimit të pronave.
Nishani si arsyetim për kthimin e ligjit për rishqyrtim ka thënë se ky ligj është e qartë, që do të aplikohet mbi kërkesat e patrajtuara dhe të zvarritura deri më sot, duke cënuar pritshmërinë e aplikantëve të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre referuar ligjit të mëparshëm dhe nga ana tjetër vendos një skemë kompensimi që nuk duket aspak realiste, përsa kohë nuk ekziston një numër i saktë dhe përfundimtar i vendimeve administrative dhe gjyqësore lidhur me kompensimin e pronës, skema e kompensimit i referohet llojit të pronës në momentin e shpronësimit gjatë rregjimit komunist dhe nuk ekziston një hartë vlere transparente që reflekton cmimin e tregut.
Nishani ka shtuar se kjo vjen pasi Skema e ofruar përmes këtij Ligji për zgjidhjen e problemit sistemik dhe të përsëritur në lidhje me mosekzekutimin e vendimeve në lidhje me kompensimin e pronarëve që kanë një vendim përfundimtar administrativ apo gjyqësor bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe nuk është aspak efektive sic kërkohet nga GJEDNJ referuar vendimit pilot Manushaqe Puto dhe të tjerë k. Shqipërisë.
Dhe së dyti, skema e ofruar përmes këtij Ligji për trajtimin e dosjeve të patrajtuara apo ato që do të depozitohen rishtazi pas hyrjes në fuqi të ligjit bie ndesh me parimin kushtetues të sigurisë juridike, të barazisë para ligjit dhe të së drejtës së ankimit.
Nishani ka kërkuar bashkëpunimin e deputetëve në rishqyrtimin të ligjit pasi bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese.
/Shqiptarja.com