TIRANË- Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe zonja Odeta Nishani morën pjesë në pritjen e dhënë nga Presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Republikës ndodhet në New York, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që i çeli punimet ditën e djeshme, me fjalën e mbajtur nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon dhe Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Kreu i Shtetit shqiptar do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një fjalë gjatë ditës së sotme./ATSH/