Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllues homologut të tij italian Sergio Mattarella, ku i ka dhënë mbështetjen e tij dhe të popullit shqiptarë në këto ditë të vështira, pas tërmeteve që goditën sot disa rajone të Italisë qendrore.
 
Ja mesazhi i plotë i Presidentit Nishani 
“I nderuar Zoti President,
 Jam shumë i trishtuar për humbjen e jetëve njerëzore, si dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot disa qytete të Italisë qendrore.
 Me hidhërim të thellë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe ju siguroj se në këto momente të vështira dhe dhimbje, unë dhe populli shqiptar jemi me familjet e prekura nga tërmeti, me ju dhe popullin mik italian.
 Lutem e shpresoj që nën rrënojat e godinave të shembura të mos ketë më viktima të tjera, ndërsa të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.” – përfundon mesazhi i Presidentit Nishani.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)