Nishani: Sfidë e 11 dhjetorit, realizimi i pritshmërive të demokratëve! Hoxha: Pritet të publikohet skandali i 'Toyota Yaris', i përfshirë Basha! Murati: Berisha-Basha e kanë mbyllur ciklin politik

Ky dhjetor pritët të shënojë dhe përplasjen e  demokratëve përmes dy kuvendeve, se kë do të përkrahin ata dhe se çfarë pitet që të prodhojë si 11 dhjetori i thirrur nga Berisha dhe atë të 18 dhjetorit të thirrur nga Basha. Ky ishte debati i sotëm në 'Studio Live' në Report TV, ku duket se fokusi i demokratëve nuk do të jetë zgjedhja e një lideri se më kë do jenë Berishën apo Bashën, por ndryshimin e modelit të krijuar deri më sot në PD dhe fuqizimi i rolit të anëtarësisë së kësaj partie.

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, i rreshtuar krah Berishës, tha se ndaj Bashës ka shumë arsye për t'u shkarkuar, duke renditur të gjitha humbjet dhe mos mbajtjen   e premtimeve të bëra nga kryedemokrati. Për Nishanin PD aktualisht ndodhet në një kaos të madh dhe sfida e 11 dhjetorit është të realizojë pritshmëritë e demokratëve për ristrukturimin e partisë.   

"Këtu ka vend për analizë për zotin Basha pasi në drejtimin e tij kemi 4 zgjedhje të humbura dhe 12 vite në opozitë dhe nuk mund të vijojë të jetë më në krye të PD. Kjo është një arsye. Tjera lidhet me premtimet që ai bëri në garën e fundit elektorale, ku Basha tha se nuk do njoh zgjedhjet e 25 prillit, do bashkojë demokratë dhe do u kërkoj transparencë SHBA për shpalljen "non grata" të Sali Berishës, por sapo u votëbesua për të treja premtimet ai i harroi dhe nuk i zbatoi duke treguar se nuk e meriton më atë votëbesim që mori nga delegatët. PD prej kohësh është në një kaos të madh lidhur me deklarata dhe qëndrimet që mban pasi i thotë dhe i rrëzon po vetë pak më mbrapa dhe nuk duhen marrë seriozisht deklarate e dala nga selia blu. Jam i bindur se Berisha sfidën e ka për të ndërtuar një ekip dhe për të realizuar të gjitha pritshmëritë që ka anëtarësia e PD", tha Nishani.

Edhe për ish kreun e FRPD, Lisandër Hoxha më 18 Dhjetor nuk do të ketë Kuvend, pasi Basha nuk e kuorumin e duhura për ta mbledhur. Madje për Hoxhën edhe 18 dhjetori dhe sulmet e Bashës janë një blof që ai bën për t'i shpëtuar një skandali, ku sipas tij pritet që të bëhet publike skandali i 'Toyota Yaris' ku është i përshirë Basha nga hetimet që po bëhen në Belgjikë.

"Po mblidhemi në kushte të jashtëzakonshme ku demokratët nuk e durojnë dot më Lulzim Bashën dhe pritet se çfarë do të prodhojë ky proces pasi ka shumë propozime, por të gjithë janë në një mendje të shkarkojnë Bashën. Jo Basha nuk ka kuvend, nëse mbi 5 mijë delegat kanë firmosur 11 dhjetorin, zotëria nuk ka kuorumin për t'u mbledhur. Me kë do mblidhet? Ky është një blof dhe për t'i shpëtuar një skandali. Dyshohet për informacione që lidhen me hetimin e "Toyota Yaris" që po zhvillohen në Belgjik dhe kanë të dhënat për Bashën po nuk e kam të qartë. Për momentin ka hije të larta dyshimi. Ne po merremi me 11 dhe 18 por duhet të merremi me një analizë se çfarë po propozohet, ç'rol do kenë votuesit e PD dhe më 18 dhjetor do të jenë "të shtatat e 11 dhjetorit", tha Hoxha.

Ndërsa për gazetarin Erl Murati opozita mbetet peng e sherrit personal mes Bashës dhe Berishës, në një kohë që një opozitë e fortë është në interesin publik. Ai tha se  se të dy, si Berisha dhe Basha e kanë mbyllur ciklin e tyre politik dhe se tashmë beteja e demokratëve duhet zhvilluar se si të ndërtojnë të djathtën dhe forcojnë atë..

"Po verifikohen forcat e tyre dhe nuk ka ndodhur përplasja finale. Një opozitë e fortë është në interesin publik, pavarësisht kush është. Për momentin opozita është në krizë totale jo vetëm PD, edhe pas akuzave që Basha ka bërë ndaj LSI, është një krizë e përgjithshme e opozitës dhe reflekton mungesën e emancipimit të klasës politike. Jemi të vetmit në botë që një lider që ka humbur 4 herë zgjedhjet, opozita mbetet peng e sherrit personal mes Bashës dhe Berishës. Berisha duhet ta kishte mbyllur ciklin e tij politik dhe Basha gjithashtu, i cili ka humbur 4 palë zgjedhjet. Kjo duhet të ndodhte në një vend me demokraci normale. Ajo që shoh të gabuar nga të dy palët është se të dy njerëz që kanë qenë bashkëpunëtor të ngushtë për 16 vite papritur për në gjë shumë personale u vunë kundër njëri tjetrit, dhe nuk kanë përplasje ideore se si duhet ndërtuar e djathta", tha Murati.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët e degëve, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/12/2021 18:48

    Birisha nuk iken ai eshte qepur pas pushtetit si muti pas kepuces.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja