TIRANE - Prej ditës së sotme në orën 20:15 të gjithë fansat e serialit të njohur amerikan “Friends” do të kenë mundësi ta ndjekin atë në A1 Report. Çdo ditë nga e hëna në të premte seriali do të transmetohet në A1Report në të njëjtin orar më një kohëzgjatje 25 minuta si dhe do të ritransmetohet dy herë, në orën 06:00 të mëngjesit dhe në 15:30 në mesditë.

Për herë të parë ky seria do të vijë në i transmetuar në formatin HD e cila është një risi që e sjell A1Report për të gjithë shikuesit. Seriali amerikan i cili u bë mjaft i njohur për batutat e shumta komike u bë shpejt një ndër serialet më të ndjekura të kohës në një numër të madh shtetesh. Friends bën fjalë për një grup shokësh të cilët jetojnë në Manhatan të Neë York-ut.

Gjashtë shokët e pandarë nga njëri-tjetri janë sa të njëjtë aq edhe të ndryshëm e është pikërisht kjo arsyeja që e bën edhe më interesant këtë seria. Tematikat janë nga më të ndryshmet por kryesisht bëhet fjalë për tema që prekin shoqërinë, një sërë situatash qesharake e shumë të tjera.

Njihuni me personazhet e këtij seriali

Personazhet e serialit janë: Rejçëll Grin e cila është një vajzë në të njëzetat. Rejçëll është një vajzë mjaft e llastuar, por po ashtu edhe tolerante. Ajo i bashkangjitet grupit të shoqërisë në episodin e parë, kur braktis në altar burrin e vet. Rejçëlli ndrron profesione, ajo punon si kamariere, agjente shitjeje dhe pronare e një reparti në një firmë rrobash.
Ros Gellër është një personazh tjetër i rëndësishëm në grupin e shokëve. Ai është vëlla me Monikën, një tjetër personazh me të cilën bashkë shkëmbejnë kujtime gazmore nga fëmijëria. Rosi me profesion është profesor i lëndës së Palentologjisë që merret me studimin e dinosaurëv), por njëkohësisht punon në Muzeun e Shkencave Natyrore. Rosi flet aq tepër për dinosaurët, saqë të gjithë mbyllin veshët kur ai fillon të "filozofojë".
Monika Gellër është motra e Rosit, dhe në sezonin 6-10, gruaja e Çendllërit. Ajo është një personazh humoristik, por po ashtu edhe shumë garues. Monika ka pasion por edhe profesion gatimin. Punon krye-kuzhinjere në një restorant luksoz. Monika, si tip garues që është ndonjëherë edhe hidhërohet për imtësira, por sidoqoftë, ajo është e pëlqyer nga të gjithë.
Fibi Bufej është një personazh tjetër në serinë televizive "Friends". Fibi është pothuajse gjithnjë e pushtuar nga idetë dhe shtytjet e saja "të çmendura". Ajo është shumë e shoqërueshme me të gjithë shokët, por edhe e gatshme për lidhje. Fibi me profesion kurrë nuk është e qëndrueshme; gjatë shumicës së kohës së kohës ajo punon si masazhiere, por ajo është e vullnetshme që në çfarëdo mënyre të bëjë para shtesë.
Xhoi Tribiani është një personazh me prejardhje italiane. Ai, sikurse edhe shumica e italianëve të tjerë, është shumë i zoti me femrat. Profesion ka aktrimin, i cili e shoqëron Xhoin nëpër aventurat më të mëdha. Edhe pse nuk është një aktor me famë shumë të madhe, ai asnjëherë nuk heq dorë nga aktrimi, dhe si rezultat, shpesh i caktohet një rol i lakmueshëm në seriale dhe filma të suksesshëm. Është tip shumë i shoqërueshëm, dhe më së miri kalon me shoqen e saj, Fibin, me të cilën ata bëjnë "plane" duke u bazuar në idetë e tyre shumë të çuditshme.
Çendlër Bing është një tjetër personazh me shumë ndikim tek shokët. Shpesh përmendet fakti se Çendlër së bashku me Rosin kanë ndarë një dhomë në kolegj. Në sezonet përmbyllëse, Çendlër martohet me Monikën dhe së bashku adoptojnë dy fëmijë binjak: një vajzë dhe një djalë. Një gjë është shumë qesharake rreth Çendlërit se ai e përmend aq shumë profesionin e tij por askush nuk e dëgjon, saqë shpesh ndodh që personazhet e tjerë të mos kenë fare ide rreth punës që bën Çendlër. Ai punon në një zyrë ku merret me ekonomi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)