Nisin ethet për kupën e
"Dancing With The Stars"

Nisin ethet për kupën e<br />"Dancing With The Stars"
Spektakli i cili për nëntë javë ka pushtuar ekranin me garën e konkurrentëve ‘Vip’ duket se po i afrohet fundit. E hëna për “Dancing With the Stars” ishte një javë jo vetëm e tensionuar, por edhe me supriza nga formula të pa aplikuara më parë në këtë spektakël.

Që në fillim të natës së 9-të juria nxori në ‘dance off’ konkurrentët të cilët në dukje ishin garues të fortë, por që në fillim të mbrëmjes u eleminuan. Këngëtarja Mariza Ikonomi dhe aktorja Eva Alikaj u gjenden përball sfidë së parë, ndërsa Ermali i “Big Brother” u vu përballë Tunës, duke çuar në eleminimin e tij.

Ashtu siç u pa edhe gjatë mbrëmjes, “Dancin With the Stars” po hyn në fazën finale, duke krijuar një tension mes konkurrentëve dhe vlerësimit që juria ka. Një ndër personazhet më të përfolura të këtij edicioni, Tuna pavarësisht incidenteve që ka kaluar në gjithë javët e spektaklit po luan gurët e fundit.

Vlerësimi i jurisë bëri që Tuna të gjendet përball jurisë dhe antijurisë, Fatmës dhe Aulonës duke sjell një debat të ashpër televiziv. Ashtu siç kemi cilësuar edhe më parë, për shkak të performancave të saj duket se Tuna është favorizuse për të rrëmbyer trofeun e edicionit të 5-të të “Dancing With the Stars”.

dancing with the stars

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois