Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë “Seagas”. Procedura është bazuar në raportet e “Kohës Ditore”, të publikuara javën e shkuar.
Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, i ka thënë gazetës të enjten se tek pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin. Kjo, për shkak se me ligj zyrtarëve të Agjencisë u imponohet të mbajnë të fshehura informacionet gjatë procedurës së hetimit. Megjithëqë ka premtuar publikimin e rezultateve, kur të jepet fjala e fundit në këtë rast.
“Ne i kemi përcjellë të gjitha shkrimet. Në bazë të Ligjit Nr.04/L-051 (Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik), e gjithë procedura është e mbyllur për publikun”, ka thënë Preteni. “Publik do të bëhet vetëm vendimi final”.
Behgjet Pacolli është zëvendës-kryeministër i parë i Kosovës, biznesmen i njohur, miliarder dhe vie nga Aleanca për Kosovë të Re (AKR), parti kjo pjesë e koalicionit qeverisës PDK-AKR dhe minoritetet.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com