Pas ndarjes Brad dhe Angelina do të përballen në gjykatë jo vetëm për divorc. Policia e Los Angeles, përkatësisht Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbime familjare janë duke hetuar rreth abuzimeve fizike dhe psikike ndaj fëmijëve, shkruan TMZ.

Sipas TMZ Pitt ju ka bërtitur dhe goditur me shuplaka fëmijët.

Pitt dhe Jolie tashmë janë intervistuar nga shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe hetimet janë në vazhdim e sipër.

Një burim i afërt me Pitt tha për TMZ se “Ai e merr këtë çështje shumë seriozisht dhe pohon se nuk ka kryer ndonjë abuzim ndaj fëmijëve”.

Kujtojmë se Jolie ka paraqitur tashmë kërkesën për divorc, duke përmendur dallimet e papajtueshme. Çifti ka qenë së bashku për 12 vjet dhe kanë gjashtë fëmijë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com