Nisin punimet për 'Unazën e Re', hiqet simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë

Nisin punimet për 'Unazën e Re', hiqet simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë

Momente nga heqja e simbolit të "Shqiponjës"

Simboli “Shqiponja”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit, është hequr këtë të shtunë për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e “Unazës së Re”. Vepra e derdhur me çelik të rëndë u vendos në nëntor të 2012-s, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

“Shqiponja” (6 metra e lartë dhe me bazament katër metra) është vepër e artistit Albi Cifligu, e cila është konkretizuar me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”.

Momente nga heqja e simbolit të "Shqiponjës"

Për ndërtimin e “Unazës së Re”, banorët të cilët preken nga projekti kanë dalë përgjatë shtatë ditëve në protestë. Atyre iu është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e ka konsideruar këtë nismë të qeverisë një projekt të pastrimit të parave të pisëta. Banorët madje firmosën këtë të premte një peticion ku kërkojnë dëmshpërblimim e plotë, ndërsa vendosën të përshkallëzojnë protestën e tyre duke bllokuar aksin rrugor nga Pallati me Shigjeta tek sheshi “Shqiponja”, dy herë në ditë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 12/11/2018 10:33

    Po me uren cpaten...

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 11/11/2018 00:11

    Ata qe sot po i dalin ne krah banoreve qe preken nga ndertimi i Unazes se Madhe kur ishin ne pushtet i rrahen me shkopinj gome banoret qw protestonin per prishjen e shtepive tek stacioni i trenit ku u ndertua Bulevardi i Ri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen