Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën, tension në protestë, shoferi godet operatorin e TV: Mos filmo

TIRANE-Banorët e zonës së ‘Astirit’ protestuan sërish paraditen e sotme duke bllokuar unazën për rreth një orë, ndërsa ka pasur edhe disa momente tensioni mes tyre dhe drejtuesve të makinave, kur njëri prej shoferëve tentoi të kalonte.

Nga incidenti është lënduar në sy operatori i televizionit Klan Plus, pasi njëri nga drejtuesit e mjeteve i ka thënë ‘mos filmo’ dhe më ka dalë nga makina duke e goditur me grusht, ndërsa i ka thyer edhe kameran. 

Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. “Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës”.

Operatori i goditur nga shoferi

Kjo është dita e tetë e protestës së banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre pa marrë dëmshpërblimin sipas vlerës së tregut. Banorët paralajmërojnë që protesta do të përshkallëzohet.

Protestës sot i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Brahimllari, ndërsa dje ishte Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka dalë në mbështetje të familjeve, duke deklaruar se shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht, ndërsa u bëri thirrje për rezistencë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 10/11/2018 16:22

    Me thene te drejten Edi ka plotesisht te drejte....

    Përgjigju
  • Edi: 10/11/2018 11:10

    'Prona është e shenjtë', po kur i zaptuat me forcë pronat , nuk ishin të shenjta ? 'Duam pronat tona', shkoni andej nga keni ardhur e merrini atje pronat tuaja. Rruga nuk është prona juaj por e të gjithëve. Megjithëse ju nuk jeni mësuar me pasuri të përbashkët se rrugën para shtëpisë suaj e quani të tuajën. Erdhët e i vodhët nga pasuria e përbashkët e tani dilni të mbroni vjedhjen e tuaj e i bini në qafë njerëzve të ndershëm që kanë halle. Po ne të tjerët që ecëm konform ligjit, cfarë jemi ne ? Nuk kemi të drejta ne ? Vetëm ju keni të drejta ? Kam paguar edhe unë për atë rrugë e dua të kaloj, kush jeni ju që e bllokoni ? Mirë që vodhët pasurinë time, po po timen, se edhe unë si gjithë qytetarët kishim pjesë tek pronat shtetrore, se ishin të përbashkëta, por edhe bëni të fortin. Keni të drejtë në një gjë, shtet i korruptuar se po të mos ishte, ju do ishit në burg bashkë me ata që ju lejuan të ndërtoni aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen