TIRANË, 5 Mars/ATSH/.- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) raportojnot mbi vështirësitë që paraqiten në kalimin e akseve kryesore në vend.
Përmes një njoftimi për shtyp, ARRSH dhe DPSHTRR i bëjnë apel gjithë drejtuesve të mjeteve në zonat ku ka vështirësi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të respektuar sinjalistikën !
Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 16:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë
Qarku Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e qarkut. Rekomandohet të bëhet kujdes në lëvizje dhe te respektohet sinjalistika.
Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
Qarku Elbasan
Aksi Elbasan - Gjinar është bërë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Vazhdon të punohet në këtë aks. Po në këtë segment, 300m nga rruga kryesore ka rreth 30cm cedim në një gjatësi 40ml, përballë kompleksit KRIVA.
Elbasan - Qafë Thanë, në Murrash ka patur rënie gurësh, por vazhdon të punohet. Nuk ka probleme për qarkullimin.
Në aksin Elbasan - Gjinar nuk lejohet kalimi i autobusëve. Rekomandohet të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.
Qarkullimi normal në të gjithë aksin.
Qarku Berat
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Rekomandohet të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e reshjeve .
Qarku Vlorë
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku.
Në aksin Vlorë - Palasë, në Fushë Dukat, ka një shkarje të rrugës. Kalimi kryhet me dy kalime me vështirësi. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rrugë.
Qarku Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin. Po mbahen nën kontroll dhe në monitorim të vazhdueshëm zonat ku ndodhin rrëshqitje. Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.
Qarku Korçë
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Deri në këto momente situata në akset e qarkut të Korçës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.
Qarku Kukës
Ka reshje të vazhdueshme bore në gjithë qarkun. Në Qafë Mali trashësia e borës ka arritur 20 cm. Në Tropojë ka reshje bore dhe në Valbonë e në Qafë Luzhe, trashësia e borës ka arritur rreth 30 cm. Gjithashtu dhe në Pukë kanë vazhduar reshjet e borës gjatë ditës, por nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë .
Të tregohet kujdes në qarkullim, sidomos në zonat ku ka rrëshqitje në rrugë dhe për shkak të borës.
Qarku Dibër
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Në zonën e Kalasë së Dodës ka reshje bore dhe trashësia ka arritur 20 cm.
Qarku Shkodër
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
Qarku Fier
Gjendja në akset e Fierit është normale. Rekomandohet të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
Qarku Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Të gjitha akset qarkullohen normalisht./m.m/












