Nisja e vitit të ri akademik, Begaj mesazh studentëve: Guxoni të ëndërroni, nuk ka rëndësi nga vjen, por ku shkon

Nisja e vitit të ri akademik, Begaj mesazh studentëve: Guxoni të ëndërroni, nuk ka rëndësi nga vjen, por ku shkon

1696233157_1695416947bajrambegaj.png

Presidenti Bajram Begaj u ka uruar suksese gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik. Begaj u bën thirrje studentëve që t’i dedikohen mësimit dhe të punojnë për të realizuar ëndrrat e tyre.

"Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë studentët që sot do të fillojnë vitin e ri akademik 2023-2024! Për ju, të dashur studentë që uleni për herë të parë në auditorë, sot është fillimi i një ndryshimi të madh: “Dita e parë e jetës universitare.”

Si student i dikurshëm e kujtoj ende fare mirë ditën e parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri. Prandaj i kuptoj shumë mirë ndjenjat dhe emocionet tuaja. I kuptoj shumë mirë edhe ata të cilët janë drejt përfundimit të diplomës, kur mendojnë se çfarë duhet të bëjnë pas universitetit. Një gjë është e sigurt, vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. Ndaj uroj e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi.

Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik. Çdo ditë në auditorë mendoni si të përfitoni sa më shumë dije. Punoni fort, studioni! Formësojeni veten dhe objektivat tuaja nëpërmjet punës për t’i arritur ato!

Guxoni të ëndërroni dhe shfrytëzoni mundësitë e shkollimit që realizimi i këtyre ëndrrave të jenë një realitet më i mirë i shoqërisë shqiptare në të ardhmen. Në demokraci nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Objektivat tuaj afatgjatë, ndonjëherë mund t’ju duken shumë larg. Por çdo rrugë e gjatë nis me një hap të shkurtër. Hidheni hapin të sigurt.

Ne, si prindër dhe shoqëri, ju jemi borxhlinj sepse mbase nuk kemi bërë dot më të mirën, por kemi bërë më të mundshmen në rrethanat që u gjendëm dhe me aftësitë që kishim. Tani është radha juaj, të nderuar studentë, kudo që ndodheni, ta merrni stafetën dhe të bëni nesër atë cka ne nuk arritëm ta bënim deri më sot. Stafeve akademike i uroj gjithashtu një fillim të mbarë e të suksesshëm! Përkushtojuni profesionit me pasion e mendjehapësi! Nxisni të menduarin kritik dhe përshtatni metodat e mësimdhënies me ato të pedagogjive aktive! Shpresa për një të ardhme më të mirë është në duart tuaja!Suksese të gjithëve", shkruan Begaj. 


Lajmi kryesor:

Viti i ri akademik, Mjekësia bojkoton mësimin! Studentët protestë kundër punësimit me detyrim: Ligjin e çojmë në Kushtetuese, s'bëjmë kompromise


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë