Nisja më e keqe e sezonit? Përgjigjet Mourinho: Për herë të parë Roma luan dy finale radhazi

Nisja më e keqe e sezonit? Përgjigjet Mourinho: Për herë të parë Roma luan dy finale radhazi

Jose Mourinho

Roma pësoi humbjen e dytë në Serie A, kjo pasi Genoa e mposhti 4-1 në "Luigi Ferraris" për javën e gjashtë. Me vetëm pesë pikë dhe vendin e 16-të, djemtë e Mourinhos i kanë bërë nisjen më të keqe sezoneve.

Pas ndeshjes trajneri Jose Mourinho tha se skuadra e tij në dy sezone ka qenë në dy finale radhazi.

"Fillimi më i keq për mua, por është hera e parë që Roma ka luajtur dy finale europiane radhazi… ", deklaroi Mourinho.

Më pas portugezi analizoi ndeshjen, duke thënë se ndihen mungesat në mbrojtje.

"Nuk kam shumë për të thënë. Edhe pas ndeshjes nuk bisedova fare me lojtarët. E filluam keq, por reaguam dhe barazuam. Por më pas struktura e skuadrës u përkeqësua me dëmtimin e Llorentes. Pasi rezultati shkoi 3-1 nuk kishte më histori, përfundoi gjithçka. 4-1 pastaj, ishte i tepërt, jashtë çdo lloj konteksti. Shumë gola të pësuar? Shumë, pa dyshim. Njerëzit kujtojnë vetëm gabimet e Ibanez, por ai na siguronte një soliditet të jashtëzakonshëm. Na mungon edhe Smalling", tha Mourinho.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Roma zhytet në krizë, Genoa e mposht me poker në 'Ferraris'


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv

Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv