Nisma e Kryemadhit: Festoni me produkte shqiptare, tani më shumë se kurdoherë kemi nevojë për njëri-tjetrin

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të uruar shqiptarët për Vitin e Ri.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që për festat e fundvit të konsumojnë produkte shqiptare. Në këtë formë, tryeza do të jetë e mbushur me produkte bio, por është edhe një ndihmë për tregtarët shqiptarë, shprehet Kryemadhi, teksa nuk ka nguruar akuzat për qeverinë.

Për kreun e LSI, kjo nismë është shumë e rëndësishme, pasi u "jep një dorë" fermerëve shqiptarë, që sipas saj u është hequr çdo subvencion, por edhe po përballen me një konkurrencë të pandershme.

"Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës. Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin. Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare. Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë. 

Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë  produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.  Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare dhe të mbështetjes për njëri-tjetrin. Gëzuar Viti e Ri jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinë. Blej shqip, konsumo shqip, gëzo shqip", shprehet Kryemadhi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHATI: 27/12/2019 19:00

    O MONA >KU I KA ILIRI PARET TONA<

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale