Nisma e veçantë në Austri! Nëse qytetarët nuk shkojnë tek vaksina shkon ajo !

Nisma e veçantë në Austri! Nëse qytetarët nuk shkojnë tek vaksina shkon ajo !

Nëse qytetarët nuk shkojnë te vaksina, vaksina shkon tek ata, të paktën kjo ka ndodhur në Austri. Qyteti austriak i Salzburgut, në përpjekje për të vaksinuar sa më shumë qytetarë ka miratuar përdorimin e një qendre të lëvizshme vaksinimi. Autoritetet shëndetsore do të përdorin një autobus, me anë të të cilit mund të lëvizin në të gjithë qytetin dhe të vaksinohen. 

Qytetarët nuk janë të detyruar të prenotojnë paraprakisht dhe një model i ngjashëm është testuar edhe në Tirolin e Jugut.

"Mesatarisht - shpjegon Anton Holzer i Kryqit të Kuq - ne kryejmë njëqind vaksinime në ditë. Një fillim shumë inkurajues, por numrat mund të rriten ende". 

Vaksina e administruar është ajo e Johnson &Johnson, pasi ajo është e vetmja vaksinë që administrohet me një dozë të vetme.

Kjo metodë pritet të merret edhe nga qytete të tjera. Mbi 66% e popullatës deri më tani ka marrë të paktën një dozë të parë të vaksinës, pothuajse 55 % janë vaksinuar totalisht.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare