Nisma ligjore/ Pr.ligji: 3% e sipërfaqeve të ndërtimit, me detyrim për të pastrehët

Nisma ligjore/ Pr.ligji: 3% e sipërfaqeve të ndërtimit, me detyrim për të pastrehët

Foto ilustruese

Bizneset e ndërtimit do të detyrohen që në çdo objekt të parashikojnë 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimeve të reja në favor të komunitetit, kryesisht për të pastrehët. Kjo mendohet të realizohet nëpërmjet një projektligji që po përgatitet. Ndërkohë, një nga parimet kryesore që parashikon projektligji është “siguria e qëndrimit”, sipas së cilës një individ apo familje nuk mund të dëbohet me forcë nga vend-qëndrimi, edhe atëherë kur ai/ajo nuk ka një dokument të rregullt ligjor mbi pronësinë a qiramarrjen.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një bashkëbisedim me bizneset ditën e djeshme, lajmëroi se ndryshimet do të marrin fuqi ligjore ne projektligjin e ri për strehimin. “Cilido ndërtues do të kontribuojë në strehimin social me 3% të metrave katrorë që do të ndërtojë, që nga hyrja në fuqi e këtij ligji e më tej, dhe do t’i vendosë ato në favor të komunitetit për strehim social” tha ai.

Nga përllogaritjet e bëra, del se në Tiranë 45 mijë metra katrorë në tre vitet që vijnë duhet t’i kalojnë komunitetit në favor të atyre që kanë nevojë për strehim social.

Për të lehtësuar ndërtuesit nga kostot e këtij procesi, qeveria mendon të mundësoje pagesën e taksës së infrastrukturës më këste, tha ministri.

Ahmetaj tha se deri më dje, ka pasur kufizime ligjore për ato familje që kanë pamundësi për strehim social, për shkak se janë familje pa të ardhura, sepse koncepti ka qenë që bashkia do të bashkëfinanconte 50% të kostos së qirasë. Por kjo skemë ndryshon në ligjin e ri. Bashkitë me të ardhura të ulëta nuk kishin mundësi të akordonin fonde për strehimin, ndërkohë që buxheti i shtetit nuk mund t’i financonte, duke lënë kështu shtresat më në nevojë pa asnjë mundësi strehimi. Ky parim është korrigjuar, duke u dhënë mundësi familjeve pa të ardhura të përfitojnë drejtpërsëdrejti subvencion për qiranë e shtëpisë.

Taksat

Ahmetaj ka komunikuar me përfaqësues të biznesit të vogël, që janë përfshirë në skemën e TVSH-së që prej 1 prillit, në bazë të kriterit nëse realizojnë mbi 2 milionë lekë xhiro në vit. Ahmetaj informoi këtë kategori taksapaguesish se qeveria po diskuton për të rritur pragun e biznesit, nga 8, në 10 milionë lekë për tatim fitimin e thjeshtuar, që është në masën 5 për qind të fitimit. “Biznesi i vogël nuk shikohet si një burim të ardhurash nga qeveria, por si një burim vetëpunësimi. Për ne, vetëpunësimi nëpërmjet biznesit të vogël është një aspekt shumë i rëndësishëm ekonomik”, u shpreh ai.

Ministri i Financave ripërsëriti se për deklarime të gabuara nga biznesi i vogël për TVSH-në nuk do të ketë penalitete. “Ne mënyrën e deklarimit do ta bëjmë shumë të thjeshta. Administrata tatimore do të vijë në secilin nga ju që t’ju ndihmojë. Nuk do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar. Kryeministri ka urdhëruar që nuk do të vendosen gjoba. Do të shkojmë derë më derë dhe do të ndihmojë edhe do të ndajmë informacion, që të jetë në finale në favorin tuaj”, deklaroi Ahmetaj. Ai përjashtoi mundësinë që të ketë rritje çmimesh nga përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së dhe as falimentime të këtyre subjekteve.

Rreth 80 mijë sipërmarrje shqiptare, ose pak më shumë se 75% e sipërmarrjeve në tërësi përfituan ulje drastike taksash, shtoi kreu i Financave. “U rritën taksat për 19 mijë deri në 20 mijë sipërmarrje të mëdha”, tha Ahmetaj.

Nisma për uljen e pragut të deklarimit të TVSH-së ka në fokus biznesin e madh, shtoi ai. “Ne përfitojmë në buxhetin e shtetit 0.8% të të ardhurave nga 80% të sipërmarrjes së vogël. Pra nuk është qëllimi ynë të fokusohemi me kontrolle, skanime të përditshme të transaksioneve te kjo fashë. Jo, fokusi është biznesi i madh”, tha Ahmetaj, duke shtuar se “kjo nuk është një taksë e re”. TVSH-ja, sipas tij, ka hyrë në fuqi në 1996 dhe në vitin 1997 u bë 20%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lira Xh: 07/05/2018 15:13

    Shume bukur. Sikur ligji te perfshije dhe ndertimet pa leje. Te shemben te gjitha dhe te pastrehet te sistemohen me kete fond qe do krijohet nga ndertimet e reja, por ama trualli ti kthehet pronarit e vertete Jo ta shfrytezoje hajduti. Edhe prona shkon ke I zoti edhe asnjeri nuk mbetet pa shtepi. He pra pse se beni?

    Përgjigju
  • Asim: 05/05/2018 08:11

    Çpronesimi dhe Burgosja e "Peshqive te medhenj" mundet te siguroje Mjete Buxhetore, per te gjithe te pastrehet e Ballkanit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë