TIRANE- Në kuadër të një nisme për parandalimin e aksidenteve në rrugët e kryeqytetit, e organizuar nga ana e Komisarit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, raportohet se janë kryer 17 arrestime në 24 orët e fundit.
 
Me qëllim parandalimin e këtij fenomeni shqetësues në kryeqytet u ngrit dhe një Task Force, në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, i cili dhe kreu arrestimet në fjalë.
 
Sipas forcave të rendit 17 personat janë arrestuar në gjendje të dehur apo pa dokumentacionin që parashikon ligji. Në të gjitha rastet, shtetasit e ndaluar, janë arrestuar për veprën penale:”Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi”.