Nisma Thurje prezanton ekipin e 25 prillit, njihuni me 12 kandidatët e njohur! Lista me 180 emrat zyrtarë dorëzohet të hënën në KQZ

Nisma Thurje prezanton ekipin e 25 prillit, njihuni me 12 kandidatët e njohur! Lista me 180 emrat zyrtarë dorëzohet të hënën në KQZ

Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani

Nisma Thurje prezantoi gjatë kësaj të shtune kandidatët kryesorë që do të kryesojnë listat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Sot janë  prezntuar 12 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në rang vendi. Endri Shabani, Rudina Hajdari, Pano Soko janë vetëm disa nga emrat e njour tashmë që do të garojnë nën siglën e kësaj partie.

Pjesë e Nisëms, siç bëhet me dije në postimin në rrjete sociale, do të jenë ekonomistë, juristë, mjekë, mësuesë, avokatë, sipërmarrës, të vetëpunësuar, fermerë, përfaqësues nga komuniteti rom dhe egjiptian, përfaqësues nga njerëzit me aftësi të kufizuara.

Dosjet më 180 kandidatët zyrtarë të Nismës Thurje janë gati dhe ditën e hënë do të dorëzohen në KQZ.

Prezantimi i kandidatëve që u bë sot:

Tirana

Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Durrës –

Nr.1 Endri Shabani – Pedagog

Nr.2 Egriselda Allushi – Mjeke

Shkodër

Nr.1 Amel Pervizi – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Lezhë

Rigerta Loku – Fermere

Korçë –

Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Elbasan –

Rudina Hajdari – Deputete

Fieri

Andi Demo – Diplomat

Vlora

Enriko Kaçaj – Sipërmarrës

Kukës-

Arbër Ndreu – Trajner sporti

Gjirokaster –

Kristaq Begzo – Sipërmarrës

Berat –

Agur Sadiku – Sipërmarrës

Postimi i Nismës Thurje:

Nisma Thurje prezanton një kandidat 

Nisma Thurje prezantoi gjatë kësaj të shtune kandidatët kryesorë që do të kryesojnë listat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Ata janë njerëz punëtorë, të ndershëm, të shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Janë një brez i ri që e duan vendin dhe po sakrifikojnë dijet dhe punën e tyre për të kontribuar në shoqërinë dhe qytetin e tyre.

Pjesë e Nisma #Thurje do të jenë ekonomistë, juristë, mjekë, mësuesë, avokatë, sipërmarrës, të vetëpunësuar, fermerë, përfaqësues nga komuniteti rom dhe egjiptian, përfaqësues nga njerëzit me aftësi të kufizuara. Pra, çdo kandidat i Nisma #Thurje përfaqëson një pjesë të Shqipërisë, njerëzve që ajo ka dhe që punojnë për të çdo ditë.

Të lodhur nga i njejti film që na ritransmetohet për 30 vite, të lodhur nga ndryshimi i logove por me të njejtat fytyra, të lodhur e të zhgënjyër nga mos përfaqësimi që u është bërë në Parlament, ata kanë vendosur të sfidojnë veten dhe të tjerët për të hyrë brenda sallës ku merren vendime për fatin e 3 milionë shqiptarëve në vendin tonë e miliona të tjerëve jashtë trojeve.

I kemi provuar të gjithë: burra, gra, të rinj, të reja, të shkolluar jashtë dhe të pashkolluar fare, por jeta jonë nuk ka ndryshuar. Ata janë ulur në tryezën e vendimmarrjes, dhe kanë marrë vendime për pasurinë tonë të përbashkët, për taksat tona, për pasurinë tonë kombëtare, për të drejtat dhe liritë tona. Ata kanë vendosur për ne, duke folur në emrin tonë.

Prandaj, 30 vite më vonë, ne kërkojmë të sjellim në Shqipëri një ndryshim rrënjësor politik. Ne kërkojmë të jetojmë në një demokraci pjesëmarrëse, ku ne si qytetarë të jemi pjesë e vendimmarrjes.

Dosjet më 180 kandidatët zyrtarë të Nismës #Thurje janë gati dhe ditën e hënë do të dorëzohen në KQZ. Si akti i parë drejt çrrënjosjes së politikës së vjetër dhe një sistemi mbytës për të drejtën e votës. Të drejtën për të qenë pjesëmarrës në vendime e jo spektatorë të të njejtës shfaqje. Nisma #Thurje do të jetë një parti opozitare.

Për asnjë ofertë, çmim apo joshje, ne nuk do të pranojmë asnjë kualicion paszgjedhor. Mandatet e Nisma Thurje do të shërbejnë për të çuar përpara projektligje dhe jo për t’i siguruar 8 vjeçarin e ardhshëm partive politike. 8 vjeçari dhe 100 vjeçari i ardhshëm do të jetë i popullit, i votuesve, i shqiptarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 07/03/2021 05:58

    Po ti o loni paske marre te gjitha qytetet me radhe. Duket qe deshira jote qenka patjeter deputet. Po e si batuta ne mos njeri tjetri mbesken do ta marre. Dhe ti ne mos ne nje qytet ne tjetrin deputetin do ta fotosh, gjithmone nese ta jep populli o injorante. Nga kandidadimi dukesh qe mendon vetem per vete. Nese ke kellqe dhe je i sigurt rri kandidat vetem ne nje zone

    Përgjigju
  • Gent: 07/03/2021 01:55

    Me kete te Beratit e paskan qare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar