Kryenegociatorja Majlinda Dhuka prezantoi disa prej pikave të paketës së nismave ligjore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Për herë të parë, Shqipëria do të dekriminalizojë shpifjen ndaj gazetarëve dhe do të rishikohet ligji i lobimit.
Gjithashtu do të krijohen dy regjistra, njëri për lobimin dhe tjetri për donacionet e sponsorizimet, të cilët do të shërbejnë për rritjen e transparencës.
“Për herë të parë, me anë të kësaj pakete, Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës.
Një numër vendesh të BE e kanë ende të kriminalizuar shpifjen, përfshirë edhe gazteraët për shkak se ekzistojnë sfida të mëdha në lidhje me dezinformimin për shkak të botës dixhitale në të cilën jetojmë. Por Shqipëria mendon se realizimi i këtoj ndryshimi është nëj investimi rëndësishëm në demokraci dhe lirinë e shprehjes dhe në forcimin e rolit të madh që kanë gazetarët në këtë drejtim.
Një risi tjetër e rëndësishme është që pas shumë vitesh Shqipëria më në fund do të ketë një ligj që rregullon aktivitetin e lobimit për të rregulluar me kujdes ndërhyrjet në vendimmarrjen publike.
Pas 31 vitesh, Shqipëria do të ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Ligji ekzistues është i vitit 199 duke afruar praktikën pranë standardit europian. Njëherësh do të krijohet një regjistër për lobimin ku gazetarët e qytetarët kanë informacion dhe njëkohësisht një regjistër për sponsorizimin dhe donacionet si përpjekje e jona për të rritur dimensionet e nismën ‘Shqipëria transparente’ që ministrja anti-korrupsion e ka prezantuar më herët dhe për të treguar se nisma është e gjallë dhe përmirësime të vazhduara i bëhen përpjekjes sonë për transparencë”, tha Dhuka duke falënderuar edhe gazetarët pasi një sondazh ka treguar se 70% e qytetarëve shqiptarë janë të informuar për çështjet e negociatave me BE, në sajë të detyrës së tyre", tha Dhuka.
Lajmi kryesor:
Rruga drejt BE, Dhuka: Kushtet për integrimin duhet të plotësohen deri në fund të 2027-ës, 12 nisma ligjore të rëndësishme në Kuvend











