Nitro Time, Bogdo: “S’jam legen të martohem”
Gjoka: “Këndoj për pasion jo për lekë”
Mes batutash, të qeshurash dhe muzike live në programin “Nitro Time” të Dasarës janë intervistuar dy emra të njohur të ekranit si këngëtari Renis Gjoka dhe aktori Albano Bogdo
Mes batutash, të qeshurash dhe muzike live në programin “Nitro Time” të Dasarës janë intervistuar dy emra të njohur të ekranit si këngëtari Renis Gjoka dhe aktori Albano Bogdo, i cili ka pohuar se është ndjekës i rregullt i perfomancave të Gjokës. Gjithashtu ata kanë vijuar të tregojnë edhe rreth miqësisë së tyre, e cila ka nisur disa vite më parë.
Më pas Dasara është ndalur në një tjetër moment të rëndësishëm në ecurinë e karrierës së këngëtarëve, të cilat janë edhe numrat e performancave live gjatë një jave. Këngëtari Gjoka pohon se mesatarisht në javë është e këshillueshme të realizohen rreth dy live, ndërkohë që pohon se tashmë këndon për pasion dhe jo për para.
Gjatë intervistës së saj Dasara ka prekur edhe një aspekt tjetër të karrierës së Gjokës, menaxhimi i një biznesi, të cilin tashmë këngëtari pohon se nuk e vijon më. Në këtë çast ndërhyn aktori Bogdo duke thënë se vetëm Ermal Mamaqi është një artist, i cili arrin të menaxhojë edhe një biznes. “Epo e kam inat se shoh dot”,- shprehet Bogdo për Mamaqin.
Një tjetër tematikë e cekur prej Desarës është edhe martesa, të cilën Albano Bogdo e quan “legenizëm” ndërsa Renis Gjoka shprehet se martesa nuk është diçka pozitive por që dy njerëz të martohen duhet të duan njeri-tjetrin si dhe të kenë të mira materiale.
Intervista mbyllet me batuta të ndryshme dhe të qeshura duke iu përshtatur edhe atmosferës së krijuar prej ambientit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.4%
-
Shëndet
73.5%
-
Mirëqënia
18.1%
Vota total: 249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Spektakël fishekzjarresh në Sarandë, qyteti bregdetar shkëlqen nga ngjyrat dhe dritat
1 Janar, 01:11
-
Lushnja mbulohet nga tymi i fishekzjarreve, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta
1 Janar, 01:07
-
Edhe Gjirokastra pret ndërrimin e viteve me fishekzjarre, por pak atmosferë
1 Janar, 01:03
-
Ndërrimi i viteve/ Mjegulla zbeh festën e fishekzjarreve në Kukës
1 Janar, 01:00
-
Edhe Lezha në festë fishekzjarresh për 2025, qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta!
1 Janar, 00:55
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Edhe Korça i bashkohet festës së ndërrimit të viteve me fishekzjarre, pavarësisht temperaturave
1 Janar, 00:43
-
Vlora pret vitin 2025 me spektakël fishekzjarresh dhe festë
1 Janar, 00:37
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
Fieri ndriçohet nga fishekzjarret, fëmija i parë i vitit 2025 është një djalë!
1 Janar, 00:24