Një Barbie i dytë në shoqërinë njerëzore,
rriten operacionet kirurgjikale

Një Barbie i dytë në shoqërinë njerëzore,<br />rriten operacionet kirurgjikale
Valeria Lukyanova është Barbie njerëzor që ecën, flet, dhe është në kërkim të mashkullit të jetës Ken.

Ajo u shfaq me ngjashmërinë unike me kukullën Barbie që në vitin 2012, me sy të mëdhenj, hundë të vogël, buzë të mëdha dhe sy blu nëpërmjet lenteve të kontaktit.

Ajo shprehet se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale vetëm në gjoks, ndërsa trupin me bel të hollë, vithe të ngritura dhe krahë të hollë e ka arritur nëpërmjet ushtrimit fizik.

Barbie njerëzor Valeria ka mijëra ndjekës dhe dashamirës Rusë, është e bombarduar nga kërkesat për autografe dhe madje propozimet për martesë.

Por Barbie njerëzor shprehet se nuk ka takuar njeriun e duhur, që do të ishte Ken i botës reale.

barbie

Mirëpo, një tjetër Barbie është shfaqur nga po i njëjti vend, Odessa i Ukrainës për të konkurruar Valerian.

Ajo është shprehur për revistën Gq se ka nisur një garë e shëmtuar njerëzore e cila rrit operacionet kirurgjikale dhe ngjall polemika në shoqëri.

Barbie i dytë, Alina Kovalevskaya mund të jetë motra e vogël e saj ose mund t’i rrëmbejë kurorën.

Valeria Lukyanova e njihte në vogëli të saj Alina Kovalevskaya, por nuk u ka ndodhur që të takohen më përveç se tani.

Alina thotë se dëshironte që e vogël të ndryshonte imazhin, por nuk e dinte se ç’mund të bënte për këtë.

Ajo nisi që në moshën 13 vjeçare të punonte me fizikun. “Kur isha e vogël nuk isha e obsesionuar për të blerë ose luajtur me kukulla Barbie.

Vendosa rastësisht të shndërrohem si Barbie”. 

Michaell Idov ka thënë për revistën GQ për Valeria Lukyanova se mund të jetë një Aliene pas një vizite që ka bërë në shtëpinë e saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot