Divjakë - Të kalosh fundjavën në Divjakë si gazetar apo vizitor, nuk është thjeshtë një kënaqësi natyrore e këtij bregdeti të mrekullueshëm, por edhe një kuriozitet për tu njohur me të papriturat që të servir natyra e mbrojtur e këtij parku.
Ardian Koçin, Drejtorin e Përgjithshëm të Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit e kam mik dhe ai në çdo kohë gjendet atje ku është ngjarja.
Peshkatarët e detit kishin gjetur në rrjetat e tyre një breshkë të matrikulluar dhe njoftojnë mbrojtësit e mjedisit për këtë.
Ata menjëherë thërrasin specialistin e kafshëve detare në Tiranë, Prof.Idriz Haxhiu dhe asistenten Vilma Piroli. Specialistët përcaktuan se breshka është e lloit “Caretta Caretta”.
Kjo breshkë ishte e matrikulluar dhe me një GPS funksionale mbi kurriz. U zbulua emri i saj, Koronisia dhe GPS i ishte vendosur në dt 25/6/2013 në Greqinë perëndimore në gjirin” Amvrokikos”.
Po kjo breshkë ishte kapur më parë në datë 12/4/2015 në Patok të Lezhës dhe ishte lëshuar në det një ditë më vonë.
Pasi u bënë matjet dhe proçedurat standarte nga specialistët, breshka u lëshua përsëri në det. Moratoriumi mbi mbrojtjen e faunës tokësore dhe asaj detare,
jo vetëm ka mbarështuar këtë faunë. por ka ndërgjegjësuar edhe komunitetin e gjahtarëve e të peshkatarëve për ruajtjen e saj.

Marrë nga ATSH
Redaksia Online
( g.m/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com