Sot është një ditë e shënuar për të gjithë ne shqiptarët. Shqipëria bëhet vendi i pestë në botë ku po shkel, në këto një vit e gjysmë të pontifikatit të vet, një nga dy Papët më ndryshues të Kishës së sotme moderne Katolike (i pari ka qenë Papa Gjon Pali II-të). Papa Françesku vjen në Shqipëri dhe qëndron një ditë të tërë! Shqipëria bëhet sërisht një qendër e përkohshme e vëmendjes se opinionit publik botëror. Kësaj rradhe, vetëm për mirë. Dhe është një e mirë e madhe.
Deri tani, kemi patur dy momente shumë të forta, ku fotot dhe pamjet filmike kanë bërë xhiron e planetit mbarë. 2 korriku 1990, dita e arratisjes së madhe për në Perëndim, tronditëse në ngjeshjen e mijëra shqiptarëve në bordet e anijeve tona të vogla dhe të ndryshkura, ku e gjithë bota perëndimore na pa të iknim nga atdheu me mijëra, me fëmijë në duar, në kërkim të shpresës për një jetë më të mirë. Si dhe 13 marsi 1997 e disa ditë të tjera të po këtij marsi, ku planeti pa, sërisht i tronditur, fëmijët tanë 13 dhe 14 vjeçarë, të shkrehnin kallashnikovët në qendër të qyteteve tona. Momenti i tretë kulmor, 21 shtatori 2014, është e treta e vërteta. Bota po na sheh sërisht, kësaj rradhe pa tronditje, si vendin mikpritës të lajmëtarit më të madh të krishterimit, Papës.
Si qindra e mijëra qytetarë, jo vetëm katolikë (madje, shumica myslimanë e ortodoksë) derdhen në bulevardin kryesor të kryeqytetit të tyre, për të përshendëtur dhe brohoritur Papën. Për të marrë mesazhet e tij të paqes, dashurisë për njeriun, përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen ekonomike të atyre që nuk kanë shumë. Është një rast shumë i rrallë, në mos unikal, ku Papa, në një nga vizitat e tij, brohoritet nga shumica dërrmuese e njerëzve, që nuk janë të fesë së tij. Kjo është bashkëjetesa e paqtë e feve në Shqipëri! Papa erdhi t’i përulet dhe të vlerësojë pikërisht këtë veti të karakterit shqiptar, të kombit tonë. Le të gjendet një vend tjetër, një komb tjetër ku të krishterë e myslimanë martohen kaq lirshëm, kaq pa paragjykime, me njeri-tjetrin.
Papa e ëndërron Evropën e zhvilluar pikërisht me këtë lehtësi komunikimi e bashkëjetese. Dhe kërkon t’ja japë asaj këtë kumt. Ngelet të urojmë që mediat e huaja, kaq të pranishme sot në Tiranë, gazetarët e huaj, të kuptojnë më në fund, përse erdhi Papa Françesku në Tiranë. Jo vetëm pse e ftoi një Kryeministër shqiptar i krishterë. Jo vetëm pse qeveria e këtij Kryeministri po e dëgjon popullin e vet në momente kyçe të shqetësimit qytetar. Por pse, në rradhë të parë, Shqipëria ka mbi 100 vite të ekzistencës së saj, që bashkëjeton me tri fe të ndryshme.
Që, edhe pse vendi ka 40 klerikë katolikë të pushkatuar nga sistemi komunist më stalinist dhe më i egër në Evropë, familjet shqiptare nuk kanë një hebre’ të vetëm të dorëzuar nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore, nuk kanë një rast të vetëm ekstrem të intolerancës fetare në të 102 vitet e shtetit shqiptar. Që edhe pse nga Shqipëria apo Kosova të rinj të varfër gënjehen dhe shkojnë të mbushin rradhët e xhihadistëve në Siri, rrënjët e fundamentalizmit islamik janë po aq të huaja në Shqipëri, sa dhe në vendin më të zhvilluar Evropian. Vendi ynë, shoqëria shqiptare kërkon me ngulm të dalë nga kthetrat e trashëgimisë komuniste.
Do të kishte qenë mirë, nëse nga të 32 milionë dollarët e Buxhetit të Shtetit shtesë për pjesën e dytë të këtij viti, qeveria jonë t’u kishte kushtuar një apo dy milionë simbolikë pagesave shtesë për të ish-të përndjekurit politikë. Pse edhe ata 40 klerikë katolikë martirë, me fotot gjigante dhe me fjalët e të cilëve kemi jetuar këto ditë të paharrueshme përgatitjesh për pritjen e Papës, e kërkojnë një gjë të tillë. Dhe ata kërkojnë një gjë shumë më të madhe, por që nuk kushton asgjë financiarisht për shoqërinë tonë. Kërkojnë faljen, një kërkim faljeje të gjerë.
Një falje që e gjithë shoqëria shqiptare kërkon për ish-të përndjekurit. I takon qeverisë sonë të sotme ta kërkojë një falje të tillë, ta bëjë një falje të tillë, në emër të shoqërisë sonë, pas demagogjive lodhëse dhe zhgënjyese të qeverisë së mëparshme. Me këtë falje në perspektivë dhe përkushtim qeveritar ndaj vlerave kristiane të martirëve tanë, kjo ditë do të ishte e përsosur për ne shqiptarët. Por edhe një ditë e bukur shprese dhe meditimi, për Evropën e Bashkuar, ku duam të futemi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com