KALIFORNI: Kjo është historia e një familje e cila gjatë vjeshtës së vitin 2012, ndërsa ishin në një udhëtim kampingu, humbën qenin e tyre 5 vjeçar i cili u tremb nga një e shtënë arme në zonë.
Familja Brauns e kërkoi qenin për më shumë se dy ditë në të gjithë zonën në mënyrë intensive por megjithatë nuk mundën ta gjenin dhe u detyruan të mblidhnin bagazhet e tyre dhe të ktheheshin në vendlindje, në El Dorado Hill.
Por pavarsisht se ju desh të largoheshin ata e vazhduan kërkimin e tyre duke bërë postera për qenin e humbur dhe duke e kërkuar vazhdimisht nëpër pyll. Shumë njoftime erdhën por asnjë i vërtetë.
Megjithatë as kjo nuk mjaftoi që familja të humbiste shpresat dhe ndonëse kaluan gati dy vite, ata vazhdonin kërkimet e tyre. Derisa në një udhëtim tjetër në mal, roja i njoftoi se kishin pikasur një qen që vinte rrotull zonës. Ata nuk hezituan të shkonin menjëherë për të kontrolluar dhe u gëzuan pamasë kur panë që ajo ishte qenushja e tyre.
Madje e zonja e shtëpisë e konsideroi një mrekulli.
Ndonëse ajo kishte ndryshuar, familja Brauns arriti ta njihte për shkak të një shenje në njërën prej këmbëve të saj.
Ende nuk dihet asgjë se çfarë ndodhi me qenin e tyre për një kohë kaq të gjatë, megjithatë ata janë përgatitur në rast se ajo humbet sërisht, duke i instaluar një mikrochip për të gjetur vendodhjen e saj.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO