Tanimë është e ditur se njerëz të thjeshtë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale vetëm e vetëm për ti ngjasuar yjeve të ekranit dhe atyre që kanë idhuj.

Revistat dhe faqet e ndryshme të internetit në mënyrë rutinë publikojnë fotografi të personave që kanë ndryshuar fytyrën për tu dukur si yjet e ekranit.

“Një herë në muaj tek ne drejtohet një person i cili do të duket si një mik, si një i famshëm apo si dikë që ka fiksim”, thotë doktori Sam Lam, i specializuar për ndërhyrjet kirugjikale në fytyrë.

Më tej ai tregon se si një djalë i kishte kërkuar që të dukej si një kushëri i tij që ishte model. Ndërsa një tjetër donte të dukej si vëllai i tij i madh.

Edhe pse ngjashmëria e habitshme me personin tjetër mund të arrihet është e pamundur që të krijohet një kopje identike me personin tjetër.

Të shumta janë dhe rastet kur persona të ndryshëm drejtohen drejt kirurgëve plastikë për tu dukur si emrat e famshëm.

Doktorë të ndryshëm shprehen se përballen me lloj lloj kërkesash të çudtishme nga pacientët e tyre dhe vihen në situate të vështira.

Gjithsesi etika profesuionale mbetet e para dhe për këtë doktorët mundohen që përveç dëshirave të pacientëve, të ndjekin disa rregulla ose të mundohen ti këshillojnë siç duhet ato.

Deborah Davenport, 41 vjeçarja nga Teksasi dëshironte ti ngjante aktores së njohur Kate Winslet dhe për këtë ka shpenzuar plot 15 mijë dollarë.

Pasi kishte parë foto të ndryshme të sajat nëpër revista dhe faqe të ndryshme interneti ajo dëshironte me të vërtetë të dukej si aktorja.

Për ta bërë të ngjasojë me Winslet, doktorët kanë ndërhyrë në hundë, i  kanë bërë asaj botoks në faqe dhe rreth syve.  

(b.t/shqiptarja.com)