IZRAEL - Një gjerman i cili është kthyer në besimin hebre fitoi konkursin e kuzhinierit më të mirë në Izrael. Tom Franc fitoi garën duke mundur konkurentet e tjera të cilat ishin një arabe izraelite dhe ortodokse. Erëzat arabe dhe produktet gjermane u rreshtuan në tavolina ku mysafirët e ftuar në gostinë e fundit të 'Master Chef” dhanë verdiktin e tyre për kuzhinierin më të mirë.

Franz u lind në një qytet pranë Këlnit dhe ka jetuar në Izrael për më shumë se një dekadë pas rënies në dashuri me vendin dhe fenë. Ai është një hebre i devotshëm, i cili konvertuar nga katolicizmi në hebre është edhe një kuzhinier i mirë i ushqimeve vendase.

"Unë jam rritur me shijet e Evropës dhe Gjermanisë dhe jam i lumtur që sot kam shërbyer ushqim me shije mesdhetare ", u shpreh në fund të garës e cila ka tërhequr shumë vëmendje ndërkombëtare.

Përzierja kulturore e tre garuesve të fundit do të thotë një përzierje unike e kuzhinës, por edhe një shfaqje e rrallë e bashkëjetesës në një vend e cila karakterizohet me çështjet e konfliktet me fqinjët e saj arabë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)