TIRANE- Vrasja e dy të moshuarave në Durrës Gjenovefa Vava dhe Elsa Vava, ka pasur si të implikuar jo direkte dhe gruan e njërit prej autorëve të krimit. Bëhet fjalë për shtetasen Valbona Shaqja, bashkëshortja e Indrit Shaqjas të arrestuar në Spanjë, e cila ka marrë nga banesa e saj sasinë e 2 milion lekëve dhe monedhat e floririt të grabitura në shtëpinë e të moshuarave, duke ja dhënë burrit të saj që ishte në kërkim.
Me këto para dhe monedha ai ka arritur të dalë jashtë shtetit, duke mundur të fshihet në Spanjë, por është arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri. Ndërkohë në vrasjen e dy të moshuarave ka qenë i përfshirë dhe nipi i tyre, Artur Kaçanolli, nga Shijaku. Nga hetimet ka rezultuar se Artur Kaçanolli nipi i Gjinovefa Vavas në Durrës kish planifikuar grabitjen pasi dinte vendin ku tezja e tij fshihte paratë dhe me ndihmën e dy shokëve ka vënë në zbatim gjithçka duke ndjekur grabitjen nga trotuari përballë shtëpisë së tezes.
Më 3 shtator të 2014-ës Indrit Shaqa dhe Velson Elmazi do të futeshin në banesën 2-katëshe ku jetonin kunatat Vava dhe duke i mbytur në pak minuta. Pasi i zunë frymën ata arritën të merrnin 200 mijë lekë dhe rreth 20 franga ari. E gjitha kjo ka ndodhur brenda një kohe 30 deri në 40 minuta.
/Shqiptarja.com