Një nga autorët e dyshuar për vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Linzë, është ish-efektiv i Policisë së Tiranës. Burime nga policia konfirmojnë se ish-efektivi Mirsad Kuçanaj ka qenë polic i patrullës së përgjithshme të policisë në komisariatin 2 në Tiranë nga viti 2004 deri në 2013.
Në këtë vit ai është pezulluar nga detyra si pasojë e një ristrukturimi të Policisë së Tiranës. Pas pezullimit Kuçanaj mësohet se është rikthyer në detyrë, në Policinë e Durrësit deri para pak muajsh, kur është dorëhequr nga posti.
Sipas burimeve policore dyshohet se Kuçanaj ka punuar si badigard i të dyshuarit tjetër të vrasjes së Enton Nikajt, Ervis Martinaj.
Në videon e publikuar këtë të enjte nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja, Kuçanaj(në foto me syze) duket pranë Nikajt gjatë grindjes

(Me rreth Mirsad Kuçanaj)
I dyshuari kryesor për vrasjen e Enton Nikajt është Ervis Martinaj. Katër autorët e tjerë të identifikuar në këtë ngjarje janë: Emiljano Nina, 20 vjeç, Bujar Hasani, 32 vjeç, Oliver Gjoka, 29 vjeç dhe ishefektivi i policisë, Mirsad Kuçanaj.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com