Një punonjës i Bankës Qëndrore në Bosnjë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur 600 mijë marka boshnjake, ose 300 mijë euro. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në Sarajevë nga inventari ka dalë se në Bankën Qëndrore janë marrë 300 mijë euro. Pas arrestimit të punonjësit, janë marrë në pyetje dhe disa punonjës të bankës së Bosnjes.
Prokuroria kë bërë të ditur se i arrestuari është Nedzad Bajraktareviç, një punonjës së administratës së transaksioneve të Bankës Qëndrore.
“Bajraktareviç është i dyshuar për vjedhjen e 600 mijë markave (300 mijë euro) në prerje prej 200 markash, në të paktën tre raste në vitet 2012-2014”, ka bërë të ditur prokuroria me një komunikatë zyrtare.
E themeluar pas luftës 1992-1995, Banka Qëndrore e Bosnjes është institucioni qëndror për të bërë dhe drejtuar politikat monetare të vendit ballkanik.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com