Artisti Amerikan Jeff Koons është një nga më të njohurit në botë, me vepra arti që shiten për miliona dollarë në ankande dhe janë ndër më të kërkuara në planet.
Tashmë, karriera e tij 35 vjeçare do të shfaqet në Muzeun Whitney të Artit Amerikan në New York City, dhe nga 27 qershori deri më 19 tetor të vitit 2014 të pasionuarit pas artit do të mund të përjetojnë eksperiencën e veçantë të një retrospektive të veprave të Jeff Koons.
Ndër punët e tij më të njohura është seria e “Qenit Tullumbac”, ku një prej tyre u shit vitin e kaluar në shtëpinë e ankandit Christies në New York me një çmim prej 58,4 milion dollarë, çmimi më i lartë i arritur nga një artist në jetë.
“Qeni tullumbac” është një ndër 130 punët e tij që do të shfaqen në ankandin e Whitney. Ndër skulpturat e tjera të tij si inflacione të fryra, është dhe hëna në ngjyrë pink të lehtë dhe zemra e varur ngjyrë lejla.
Koons tregon se këto inflacione përfaqësojnë forcën e brendshme të tij. Ai shpjegon se kjo ka të bëjë me pranimin, -"Nëse qëndron përballë një pune të tillë ti mund të shohësh pasqyrimin tënd mbi sipërfaqe dhe kjo provon egzistencën tënde. Nëse ti lëviz edhe imazhi yt ndryshon, shpërfytyrohet, dhe kjo është gjithashtu një tjetër formë pranimi e vetvetes", përfundon Koons.
Kjo ekspozitë do të jetë shfaqja më e madhe e bërë ndonjëherë për një artist të vetëm, ku çdo dhomë në Muzeun e Whitney do të ketë vetëm vepra të tij.
Artisti Koons tregon dhe rëndësinë që ka për të mbajtja e kësaj ekspozite pikërisht në Muzeun Whitney nga ku u frymëzua në moshën 18 vjeçare për të nisur karrierën e tij në art.
Admiruesit e artit të tij do të kenë mundësi të shohin evolimin e artit të Koons nga viti 1980 deri në vitet e fundit me një larmi veprash që kalojnë nga pafajasia e një fëmije tek marrëdhëniet erotike mes të rriturve.
Pas New York-ut, ekspozita e Jeff Koons do të udhëtojë drejt Parisit dhe Bilbaos.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO