LONDER- Nëse do t'u duhet të hiqni dorë nga pica për shkak të dietës, mendoni edhe një herë.

Ajo mund të jetë më e mirë se sallata.

Sipas një nutricisti, pica hynë në mesin e ushqimeve më të shëndetshme, e vetmja e cila mundëson balancimin e ushqimit në vaktin e caktuar.

Profesor Mike Lean i cili këtë javë publikoi në Britaninë e Madhe librin “Eat Balanced”, beson picat përmbajnë elementet e duhura për trupin e njeriut.

“Askush nuk e ka përcaktuar më parë një vakt që ka gjithçka në proporcionin e drejtë. Jam krenar për këtë. Më gjeni një sallatë që është me e balancuar se pica. Unë nuk kam qenë në gjendje ta gjejë ende”, ka thënë Lean në Kongresin Evropian të Obezitetit që po mbahet në Liverpul.

Analizat nga profesori i Universitetit të Glasgow, dalin se me një çmim prej 3.5 funtesh (në Britaninë e Madhe), një picë mund të jetë më e shëndetshme se sallatat e blera.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)