Andrea Pirlo, lojtari i famshëm i skuadrës italiane Juventus dhe i skuadrës kombëtare të Italisë do të ndahet nga gruaja e tij Deborah Roversi.

Ndarja e tyre po vjen pas 12 vitesh martesë për shkak se Pirlo është dashuruar me Valentina Baldini-n.  

andrea pirlo

Ky divorc radhitet ndër listën e divorceve më të kushtueshme pasi ai do t’i japë ish-gruas së tij 55.000 euro në muaj për t’i siguruar jetesën dhe edukimin dy fëmijëve të tyre.

Futbollisti Italian kishte filluar të dilte prej kohësh me Valentinën.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)