TIRANE- Varri i një personi mund të përdoret nga një tjetër. Ligji i ri i depozituar në Kuvend ka parashikuar se varri i një personi i cili ka mbi 15 vjet i varrosur mund të përdoret nga një person tjetër që ka ndërruar jetë. Në shtesën që është bërë në nenin 7 i cili parashikon shërbimet e varrezave thuhet se koha e prehjes për të gjitha varrezat është e barabartë me 15 vjet. “E drejta për përdorimin e varrit fitohet me anën e kontratës së përdorimit të lidhur me shërbimin e varrezës.
Kontrata e përdorimit të varrit nuk sjell pronësinë mbi të. Kontrata e përdorimit lidhet nga vetë personi përpara vdekjes (prenotim varri) ose nga familjarët para ose pas vdekjes së personit. Kontrata lidhet sipas kushteve, kritereve dhe tarifave të përcaktuara në rregulloren e administrimit dhe funksionimit të varrezës. Në kontratë përcaktohen identiteti i personit ose i personave që lejohet të varrosen në varrin, objekt kontrate, mënyra e veshjes dhe dekorimit të varrit, shenjat funebre që do përdoren, rregullat për kujdesin dhe mirëmbajtjen, lloji dhe mënyra e varrimit, kohëzgjatja e së drejtës së përdorimit, shërbimet që do të prenotohen, çmimet përkatëse dhe mënyra e pagesës etj.
Koha e prehjes për të gjitha varrezat publike, fetare ose private, është e barabartë me 15 vjet. E drejta e përdorimit të varrit gjatë kohës së prehjes është pa shpërblim. Këtu nuk përfshihen shërbimet që ofron varreza, për të cilat ka tarifa të miratuara. Afati për kohëzgjatjen e së drejtës së përdorimit të varrit është, në minimumin e tij, sa afati sipas pikës 1, të këtij neni, dhe, në maksimumin e tij, i përhershëm. Për çdo varr, afati i përdorimit përcaktohet në kontratën e përdorimit sipas nenit 7/c, të këtij ligji. Për periudhën përtej afatit minimal kontrata mund të parashikojë shpërblim, nëse për këtë qëllim ka tarifa të miratuara”,- parashikohet në ligjin e depozituar në Kuvend.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com