Dy kryebashkiakë të suksesshëm u bënë anëtarë të kryesisë së PS. Qazim Sejdini i Elbasanit dhe Niko Peleshi i Korçës do të jenë dy ndër njerëzit vendimmarrës të kupolës rozë. Përtej sensibiliteteve të ndryshme që dy eksponentët mund të krijojnë brenda strukturave rozë, (ku xhelozitë dhe inatet personale janë ndonjëherë më të forta sesa bashkëpunimet për të realizuar synimet e PS), ideja e Ramës për të përfshirë dy figura të pushtetit vendor në kupolën rozë do të thotë shumë:
Së pari, ka të bëjë me modelin e tyre të kryebashkiakut: Qazim Sejdini e mbylli vitin e kaluar me rrugë të hapura, projekte të hartuara, mundësi bashkëpunimi me donatorë të huaj, dhe në ndonjë rast, shfaqi edhe shenja të bashkëpunimit me eksponentë të së djathtës për të mbaruar punë me investimet e qytetit të tij (duhet të kujtojmë këtu pritjen që i bëri kryeministrit Sali Berisha me rastin e ditës së verës, në postin e kryebashkiakut, madje, duke hedhur institucionalisht dhe kushtetutshmërisht edhe shiritin e kryebashkiakut mbi supe). Për mesoburrin që ka kaluar disa mandate nën PS, duke e nisur si biznesmen më pas si prefekt e mandej si kryetar bashkie, opinioni në Elbasan është pozitiv. Sejdini, është ai që nuk lë ndonjë qokë pa shkuar, në gëzime e hidhërime.
Dasmat që kurorëzon në mes të sheshit, në sy të popullit, lënë pa mend çdo kalimtar. Padyshim kjo është pjesë e populizmit të politikave të tij, por një formulë, që në fund të fundit e ka nxjerrë të suksesshëm.
Niko Peleshi, sikurse Sejdini, e ka filluar karrierën si biznesmen, më pas si prefekt, e kryebashkiak. Nuk mund të harrohet puna e tij e vitit të kaluar. Për krishtlindje dhe festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, duhet thënë se të gjitha rrugët e qytetit ishin bërë nga fillimi, të reja. Në Korçë, ke qejf të shkosh. Madje, po ta shohësh nga pikëpamja e rregullit dhe qytetit evropian, ndonjëherë Korça të duket më e bukur edhe se kryeqyteti, Tirana. Për Peleshin nuk ka të majtë e të djathtë. Aktivizimi i tij, sidomos edhe në një ndër çështjet kryesore të qytetit të Korçës, atë të monumenteve, ka bërë për vete arkitektët më të mirë në vend, pavarësisht edhe ndonjë zëri oponent. Nuk duhet të harrohet impenjimi i tij maksimal për rindërtimin e shtëpisë ku u ngrit flamuri në Korçë, e cila u shemb brenda natës, edhe pse për këtë projekt, nuk pati vullnet nga qeveria. E sidomos vitin e kaluar, Korça mblodhi me mijëra e mijëra njerëz, për disa festa që kanë marrë tashmë natyrë kombëtare: festën e birrës, të lakrorit e karnavalet. Duhet thënë se atyre ditëve, në qytet, nuk gjeje vend as nëpër hotele.
Shkurt, dy njerëzit e përzgjedhur nga Rama në kryesinë rozë, janë dy figura që e nderojnë Partinë Socialiste, në sensin e të zgjedhurit të njerëzve të suksesshëm, pse jo, duke treguar nesër se modeli që PS do të aplikojë për të qeverisur vendin, është pikërisht ky.
Në aspektin politik, janë dy kryebashkiakë që kanë në dorë fatin e shumë deputetëve. Korça pak më pak se Elbasani, por njerëzit me të cilët do të duhet të punojnë dy kryebashkiakët, janë dy figura me shumë emër në PS: për Korçën Pandeli Majko, e për Elbasanin Ben Blushi. Nëse dyshet e përzgjedhura nga Rama do të mund të kenë një kombinim perfekt në zgjedhje, këto mund të jenë realisht modelet e suksesit edhe në politikë, përveçse në atë të qeverisjes vendore. Por nëse në mes eksponentëve, do të lindin sherre dhe tensione, për dominimin jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në atë politik, kjo do të krijojë probleme dhe përçarje të pariparueshme në PS.
Pavarësisht këtyre, vendimi i djeshëm i selisë rozë për të përfshirë në strukturën më të lartë drejtuese dy njerëz që kandiduan pas kongresit të fundit dhe nuk arritën të zgjidheshin me votën e Asamblesë për në kryesi, është një shembull pozitiv që tregon se më shumë se votat e llogaritura të interesave brenda ndonjë strukture socialiste, vlen fryma që duhet të përçojnë këta të zgjedhur, tek elektorati socialist.
Redaksia online
(sg/shqiptarja..com)
/Shqiptarja.com