Një shfaqje e vërtetë pranverore me miliona lule shumëngyrëshe, kryesisht tulipane është krijuar në Hollandë në kopshtin më të madh në botë prej 32 hektarësh.

Kopshti i njohur me emrin Keukenhof ndodhet në afërsi të qytetit të Lisse në jug-perëndim të Amsterdamit, i cili është një vend i famshëm për traditën e gjatë të kulturës së luleve, veçanërisht për shumëllojshmërinë e tulipanëve.

kopshti hollande

Siç thirret ndryshe “Parajsa Qiellore” në Tokë, ky kopsht të ofron një hapësirë përrallore, ku bukuria e ngjyrave dhe aromave të përziera bën të ndjehemi në një botë tjetër.

kopshti hollande

Përveç kundrimit të luleve të bukura për orë të tëra, vizitorët mund të blejnë fara dhe enciklopedi lulesh si dhe mund të marrin këshillat më të mira për lulet nga kopshtarët holandezë.

kopshti hollande

Kopshti më i madh në botë ka çelur lule çdo pranvere për 64 vjet me radhë dhe është një nga atraksionet që tërheq vëmendjen e shumë turistëve nga mbarë bota.

Redaksia Online
(l.c/xh.k/shqiptarja.com)