Meghan Markle do të luajë në një serial të ri që do të transmetohet në Netflix.
Seriali i titulluar “Me dashuri, Meghan”,i cili fillon më 15 janar, do të ketë si temë kryesore pasionin e Dukeshës së Sussex për gatimin.
Me anë të një postimi në Instagram Meghan ka shprehur emocionin e saj për këtë projekt të ri.
“Mezi pres ta ndaj me ju dhe shpresoj që ta shijoni serialin po aq sa kam shijuar unë krijimin e tij”, shkroi Megan.
Ky projekt i ri vjen pas largimit të Harry dhe Meghan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020, kur ata u bënë të njohur me një dokumentar në Netflix, i cili zbuloi përpjekjet e tyre për të përballuar negativitetin e mediave dhe familjen mbretërore.
Në pranverën e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan një partneritet të vazhdueshëm me Netflix, duke planifikuar krijimin e disa serish të reja, duke përfshirë një për polo, sportin e preferuar të Harry-t, dhe një tjetër për pasionin e Meghan për gatimin dhe kopshtarinë.