Një anije e madhe kontejnerësh përplaset në Kanalin e Suezit, bllokohet një prej rrugëve më të rëndësishme ujore në botë

Një anije e madhe kontejnerësh përplaset në Kanalin e Suezit, bllokohet një prej rrugëve më të rëndësishme ujore në botë

Anija që ka mbetur e bllokuar

Një anije e madhe kontenierësh është përplasur në Kanalin e Suezit, duke bllokuar anijet e tjera nga transiti i një prej rrugëve më të rëndësishme ujore në botë. Anija me peshë 200 mijë ton, u përplas pasi pësoi një defekt.

15 anije të tjera mbetën të bllokuara dhe ankoruan, në pritje të zhbllokimit të rrugës ujore.

Anija kontenier, Ever Given është 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë. Rreth 12% e vëllimit të tregtisë botërore kalon përmes këtij kanali, që është bërë nga dora e njeriut.

Bllokimi mund të ketë jo pak ndikim në transportin e mallrave dhe nëse zgjat më shumë, mund të çojë në vonesa serioze të dërgesave.

Ndërkohë, gjashtë anije kanë shkuar për të zhbllokuar anijen që ka ngecur, por deri tashmë përpjekjet kanë dështuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta