Një botim me reportazhe /Fatos Baxhaku: Terreni ndihmon gazetarët, të kuptojnë realitetin si duhet

“Përtej gardheve”, vjen për lexuesin si një mozaik i historive në të gjithë Shqipërinë. Disa gazetarë të rinj, por edhe me eksperiencë janë bërë bashkë, duke sjell në këtë botim reportazhe nga Veriu në Jug të vendit. Janë ndjesi të përjetuara me shqisat e tyre, por duke i rrëfyer ato përmes tregimit, zhanrit të reportazhit bëjnë për vete lexuesin. Një prej tyre, është edhe gazetari i Jugut, Engjëll Serjani, i cili sjell në këtë botim “Medemet gri të Gjirokastrës”, e konsideron këtë zhanër, si një nga gjinitë më humane të gazetarisë   

“Është e vërtetë si një specie në zhdukje, por në fakt është një nga gjinitë më humane edhe komunikuese, sepse nuk mund ta imagjinosh dot një reportazh pa njeriun në mes, atë që e lëvron edhe atë që vjen nëpërmjet tij, tek lexuesi. Ndonjëherë habitemi se si po zhduket ky zhanër, por nuk është kaq e lehtë. Është një gjini që ka kërkesat e saj, që kërkon paraprakisht komunikim për ta sjellë tek lexuesi me të gjitha përjetimet, që ndjen një njeri. Kërkon që të takosh, të udhëtosh, të njohësh të shkuarën edhe të tashmen. Është shumë e bukur, por natyrisht që të raportuarit në mënyrë të ftohtë lajmin e zhveshur nga emocioni është mbizotërues. Në një farë mënyre kjo është edhe si rezultat i zhvillimit teknologjik. Nuk ka shumë vend për reportazhin. Ka disa tendenca në televizionet tona, që e kanë lëvruar reportazhin televiziv. Këtë e ndjek me shumë interes dhe vet”, shprehet Engjëll Serjani.

Lëvruesi i njohur i këtij zhanri,Fatos Baxhaku, i cili ka dhënë kontributin e tij në këtë botim të mbështetur nga USAID shprehet se:

“Nuk do të theksoja vlerat e botimit në vetvete, sesa vlerësoj këtë përpjekje për të nxitur këtë gjini në rrethe, atje ku mundësia financiare është më e paktë. Kjo gjini pak nga pak ka nisur që të harrohet për vet mundësitë financiare, por është një gjini që shkon në mënyrë të natyrshme tek lexuesit. Kjo ishte një mënyrë për t’u dhënë një ngacmim edhe kolegëve të rretheve edhe Tiranës, për t’u kthyer tek kjo gjini që është shumë e bukur”.

Për Baxhakun gazetarët e rinj, që nuk shkruajnë reportazhe mendon se ata humbasin shumë gjera, veçanërisht lidhjet me njerëzit dhe me vendin.

“Gjuha fillon edhe varfërohet, reporterët e kronikës së zezë nisin që të përdorin gjuhën e policëve. Humbasin atë pjesë që i bën gazetarët edhe njëherazi pjesë të publikut. Kjo ndikon shumë në cilësinë e medies. Unë besoj se të udhëtosh jashtë Tirane është që të njohësh Shqipërinë. Tirana për vet kushtet që ka është një Shqipëri më vete. Është një akumulim kulturash dhe industrish. Ndërsa, kur del nga Tirana është të njohësh Shqipërinë e vërtetë edhe këtë kemi për detyrë që të bëjmë të gjithë”, shprehet Fatos Baxhaku

Fatos Baxhaku përfundon se terreni do të bënte çdo gazetarë, që të kuptojë realitetin më mirë dhe më me këmbë në tokë, më pak të nxituar edhe sidomos, do ta mësonte të respektonte këdo që ka përballë.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja