Një delfin i ngordhur ka dalë pasditen e sotme në bregdetin e Ksamilit. Kanë qenë pushuesit, ata të cilët kanë parë delfinin e ngordhur dhe kanë njoftuar autoritetet vendore. Nga fotot duket që delfini është i gjakosur. Por nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm nga njerëzit, apo pa padashje është përplasur nga ndonjë motoskaf uji, apo shkëmb.
Komento