Kryeministri në ikje i Bullgarisë thirrje Maqedonisë: Pranoni propozimin francez! Ndarja nga Shqipëria do ishte e tmerrshme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet që të diskutojë nesër në lidhje me propozimin francez, për heqjen e vetos së Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian. Kryeministri në largim i Bullgarisë Kirill Petkov, i ka rekomanduar Shkupit që të marrë vendim për të ecur para në rregun e integrimit drejt BE-së, duke pranuar propozimin francez. Në një intervistë për mediat bullgare BTV, Petkov shtoi se ndarja e Shkupit dhe Tiranës do të ishte e tmerrshme.

Propozimi francez është i mirë, pa precedent dhe mundësoi që pozita e Bullgarisë të bëhet edhe pozitë evropiane. Ajo që ndodh për momentin në Maqedoninë e Veriut është se e kanë shumë të vështirë ta pranojnë atë pozitë në këtë moment, por ajo që duhet ta dinë është se Maqedonia, nëse dëshiron të zhvillohet, rruga evropiane është rruga e vetme për atë shtet. Do të ishte e tmerrshme që Shqipëria të vazhdojë rrugën e Bashkimit Evropian dhe Maqedonia të ngecë’, deklaroi Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë në dorëheqje.

Presidenti Stevo Pendarovski përsërit qëndrimin e tij, se propozimi francez është kompromis i përparuar, me një pengesë të mundshme gjatë rrugës.

“Ne pas 17 vjetësh në pritje më në fund do të fillonim negociatat e anëtarësimit dhe ky është përfitimi më i madh prej tij. Gjithsesi pas procesit ekziston një parakusht për vazhdimin e negociatave dhe ky është amendamenti me të cilin duhet të futen bullgarët në kushtetutën maqedonase. Duke e pasur parasysh ndarjen aktuale politike, janë shumë të ulëta shanset që cilado parti do të mund të sigurojë shumicë prej 2/3 në parlament e cila do ta mbështeste atë ndryshim kushtetues”, është shprehur Stevo Pendarovski, President, shkruan Alsat.

Pendarovski për gazetën greke “Etnos” thotë se për momentin vendi përballet me fushatë serioze dezinformatash të prodhuara nga Rusia, njëjtë si në periudhën e Marrëveshjes së Prespës.

Propozimi francez që përmban propozim kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, në formën e informacionit, është ende në procedurë parlamentare. Të hënën grupet parlamentare do të vendosin se kur do ta shqyrtojnë atë në seancë plenare.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar