Një ditë pas barazimit demotivues, mbërrin në Milano objektivi i madh i Interit në merkato

Një ditë pas barazimit demotivues, mbërrin në Milano objektivi i madh i Interit në merkato

Ajo që dukej si një ëndërr e parealizueshme është bërë realitet për tifozët e Interit. Një ditë pas barazimit me Cagliari-n sot në Milano është shfaqur Christian Eriksen, futbollisti i blerë nga Tottenham, që ishte shndërruar në objektivin kryesor të zikaltërve dhe për të cilin në garë së fundmi kanë qenë edhe Barcelona me Paris SG.

28-vjeçari sot në mëngjes është paraqitur në klinikën Humanitas për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. Me Interin Eriksen ka nënshkruar për katër vite e gjysmë, ndërsa në sezon do të fitojë 8 mln euro plus bonuse. Edhe pse kishte gjashtë muaj kontratë të mbetur, për ta marrë nga Tottenham Inter ishte e detyruar të paguante 20 mln euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip