TIRANË - Garda e Republikës u vu në alarm me dyshimin se një dron "misterioz" po i afrohej vilës së kryeministrit Edi Rama në periferi të Tiranës në Surrel...por në fakt bëhej fjalë vetëm për një ngatërresë të gardistëve që ruajnë shtëpinë e Ramës. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për Shqiptarja.com se mbi vilën e Ramës ka fluturuar një helikopter i ushtrisë i cili kryente stërvitje.
Garda ka parë në distancë mjetin fluturues duke u afruar dhe ngriti menjëherë alarmin, duke angazhuar në patrullim dy helikoptërë. Kjo pasi menduan se mund të bëhej fjalë për ndonjë mjet fluturues të dyshimtë.
Agjencitë ligjzbatuese si Garda dhe Polcia e Shtetit u vunë në gadishmëri menjëherë pas njoftimit nga gardistët që ruajnë për 24 orë shtëpinë e kryeministrit. Por e gjithë kjo situatë u mbyll brenda një kohe shumë të shkuartër, pasi në pak minuta u mësua se ishte një helikopter i ushtrisë që kryente stërvitje.
Shqiptarja.com mëson se një pilot francez i kontraktuar nga Ministria e Mbrojtjes është duke trajnuar pilotët shqiptarë për të fluturuar gjatë natës, një plan operacional i cili ka nisur prej dy ditësh.
Stërvitjet me helikopterë por dhe me pajisje të tjera ushtarake janë kthyer në të zakonshme për banorët e kësaj zone, pasi aty pranë ndodhet baza ajrore e Farkës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com