Michele Flournoy pritet të jetë konkurentja kryesore për të zëvendësuar Sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel, i cili dha dorëheqje ditë më parë.

Për një gjë të tillë, më 25 nëntor, fillimisht ka shkruar revista Foreign Policy, dhe më pas këtë lajm e kanë konfirmuar edhe disa burime shtetërore.

Nëse Flournoy emërohet në këtë pozitë, ajo do të jetë femra e parë që do të udhëheq me Departamentin e Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Flournoy, 54 vjeçare, është zyrtarja më e lartë e Pentagonit për çështjet politike.

Sipas gazetës New York Times, ishte Presidenti Obama që kishte vendosur se Hagel duhej të largohej. Gazeta citon zyrtarë të lartë të paidenfikuar të kenë thënë se Shtëpia e Bardhë po kërkonte dikë me aftësi të ndryshme nga ato të Hagel për të luftuar kundër grupit militant Shteti Islamik.

Hagel tha se do të mbetet në këtë post derisa Senati të konfirmojë pasuesin e tij. Sekretari i ardhshëm i mbrojtjes do t'i bashkohet kabinetit të presidentit, ndërkohë që ai përballet me sfidat e ndryshme të politikës së jashtme, nga tërheqja e trupave amerikane në Afganistan, tek lufta kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)