Një grup pune do të verifikojë ndërtimin e HEC-it “Lengarica” në Përmet
TIRANË, 30 Shtator/ATSH/- Një grup pune me përfaqësues nga ministritë e Energjisë dhe Industrisë, Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ndjekë gjithë problemet që janë ngritur mbi ndërtimin e HEC-it “Lengarica”, në Përmet. Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se bashkë me ministrinë e Mjedisit morën në konsideratë ankesat e banorëve […]
TIRANË, 30 Shtator/ATSH/- Një grup pune me përfaqësues nga ministritë e Energjisë dhe Industrisë, Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ndjekë gjithë problemet që janë ngritur mbi ndërtimin e HEC-it "Lengarica", në Përmet.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se bashkë me ministrinë e Mjedisit morën në konsideratë ankesat e banorëve vendas dhe shqetësimet nga organizatat në mbrojtje të mjedisit mbi punimet që po kryhen për ndërtimin e hidrocentralit "Lengarica" dhe vendosën ngritjen e një grupi pune të përbashkët për verifikimin e gjendjes mjedisore në ndërtimin e këtij HEC-i, në komunën Petran në rrethin e Përmetit.
Grupi i punës do të verifikojë përmbushjen e detyrimeve të kompanisë që zotëron një kontratë koncesioni si dhe kushtet e përcaktuara në lejen mjedisore të dhënë nga Ministria e Mjedisit me Nr.318/1, datë 17.01.2012, lejes zhvillimore komplekse, miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit me Nr.6, datë 04.07.2013
Ndërtimi i dy hidrocentraleve mbi lumin Lengaricë po kryhet nga firma "Lengarica & Energy Sh.p.k". në komunën Petran të Pëmetit, e përfshirë në ligjin "Për shpalljen e zonave të mbrojtura të monumenteve të natyrës".
Në këtë zonë ndodhen 2 monumente të mbrojtura të natyrës, Banjat e Bënjës dhe Kanioni i Lengaricës, ndërsa zona në komunën e Petranit është shpallur Park Kombëtar në Fondin Pyjor.
Kanioni i Lengaricës, monument unik i rrallë në botë është shpallur me ligj si Monument i Natyrës të Europës dhe është kthyer në vend tërheqës turistik për shëtitjet në natyrë dhe shëndetit publik, pasi aty gjenden dhe banjat termale të Bënjës.
Në fund të verifikimeve, grupi i punës do të bëjë publik raportin përkatës për opinionin publik dhe organizatat mjedisore./n.m//m.m/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin luksoz prej 1.4 miliardë euro në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56